Mirel Josa nuk eshte me trajner i Skenderbeu

Lidhur me artikullin:

Mirel Josa eshte larguar nga Skenderbeu. Lajmi behet i ditur nga vete klubi korçar me ane te nje postimi te bere ne Facebook.

Faleminderit Trajneri Mirel Josa…

Gjashte tituj kampione radhazi si askush tjeter me pare, kater prej tyre nen drejtimin e trajnerit Josa. Sigurisht qe jeta eshte cikel I cili ka nje fillim dhe nje fund. Pas kater sezonesh fantastike me rezultate historike largohet trajneri Josa nga pankina e Skenderbeut.

Jemi te sigurte qe marredhenia do jete po e njejte edhe pas kesaj ndarje pasi Josa do te mbetet pergjithmone pjese e historise se nje klubi I cili theu rekorde kombetare dhe me gjere.

Faleminderit trajneri Josa, ish futbolliste, pjesetare te stafit, lojtare, drejtues dhe tifoze te urojne suksese ne karrieren tende!