Mirel Josa te Tirana. Sa shume ‘baste’ per trajnerin kampion

Lidhur me artikullin:

Debutimi i Mirel Josa ne krye te Tiranes dha sinjale pozitive, jo vetem ne menyren e lojes por edhe ne rezultate. Nje nga sfidat e ikones se futbollit bardheblu eshte pikerisht rikthimi i skuadres ne karakteristikat e veta tradicionale. Gjithashtu nje tjeter sfide eshte rikthimi i skuadres ne pretendimet madhore edhe pse publikisht 24 here kampionet kerkojne te sigurojne pjesemarrjen ne kompeticionet europiane. Megjithate vete Josa ka dhe te tjera sfida brenda vetes. E para eshte rikuperimi i futbollsiteve me emer, te cilet nuk kane qene ne lartesine e duhur ne sezonet e fundit. Erjon Vucaj, Gilman Lika dhe deri diku Gjergji Muzaka jane bastet per t’u fituar nga 53 vjecari.

Nese Muzaka sinjalet e rikthimi ne forme i kishte dhene qe me aktivizimin nga ana e ish trajnerit Ilir Daja, nuk mund te thuhet e njejta gje per dy shkodranet. Vucaj eshte nje investim i klubit qe per asnje moment nuk ka lene gjurme, ndersa Lika i penalizuar nga demtimet e shumta. Nje tjeter bast me se shumti personal i Joses duket afrimi i futbollisteve te rinj, te akademise, per te risjelle traditen e hershme. Fakti qe ne shume ndeshje te ekipeve te moshave trajneri i Tiranes i ka ndjekur nga afer tregon qarte deshiren e tij per ti besuar te ardhmen te rinjve. Peci, Nuriu, Halili apo dhe te tjere elemente jane ne fokusin e Joses, qe kerkon t’i afroje dalengadale me ekipin per t’i integruar si pjese e grupit.