Mirel Josa: “Tirana hyn ne fushe per ti fituar te gjitha ndeshjet”

Tirana ka mbyllur pergatitjet per ndeshjen e javes se 11-te te Superiores. Bardheblute do te presin sot Laçin ne “Selman Stermasi”, me start oren 17:00. Trajneri Mirel Josa ka dale ne konference per shtyp, duke folur ne prag te ketij ballafaqimi, nga i cili priten patjeter 3 piket. Mes te tjerash, Josa nenvizoi:

“Jemi perpara nje ndeshjeje qe vlen 3 piket. E konsiderojme si ndeshje te radhes ne kampionat. Kemi vleresim maksimal per Laçin, sepse gjithmone u ka hapur probleme skuadrave te medha, vitet e fundit, si brenda, po ashtu edhe jashte fushes se vet. E kemi marre me qetesi dhe kemi punuar me shume seriozitet per kete ndeshje.

Pauza e kampionatit ishte minimale, por mund te them se na sherbeu per te pare gjendjen e secilit futbollist. Per çdo trajner, qe sapo ka nisur pune ne nje klub, eshte nje gje e mire kjo, edhe pse une e njihja skuadren, sepse e kam ndjekur prej fillimit te kampionatit. Kjo pauze na sherbeu, gjithashtu, per te permiresuar kondicionin e disa lojtareve te demtuar. Persa i perket rikthimit tim ketu, mund te them se kam nje preokupim me te madh se heret e tjera. Tirana te mobilizon shume me teper, edhe pse ne çdo klub ka kerkesa dhe objektiva. Tirana ka nje problem, qe duhet permiresuar, nuk ka mundur te futet ne Kupat e Europes per disa vite dhe eshte nje gje qe duhet bere realitet tashme. Skuadres i duhet te kete vazhdimesi.

Vleresoj rendimentin e te gjithe lojtareve, per ate qe kane dhene para ardhjes time ketu, por edhe ne ndeshjet e fundit. Na duhet te rritemi gradualisht, pasi gjerat e medha nuk ndodhin menjehere. Persa i perket menyres se lojes, gjithmone dhe kudo ku kam punuar, kam kerkuar te luaj mire. Si duhet te luajme ndaj Laçit? Skuadres i kam kerkuar te tregohet agresive ne mbrojtje dhe te mendoje per ta patur topin ne kontroll, duke mos kaluar ne aventure. Persa i perket objektivit, mund t’ju them se Tirana synon t’i fitoje te gjitha ndeshjet. Nuk kemi si objektiv te barazojme apo te bejme te tilla llogari. Pavaresisht fushes ku luhet, apo emrit te kundershtarit, ky klub gjithmone hyn per te fituar.”