Misek: Samsung planifikon te shes 100 milion te Galaxy S4
Galaxy S i pare ishte i suksesshem. I dyti Galaxy S2 edhe me i suksesshem. I treti, Galaxy S3 po i thyen te gjitha rekordet e shitjeve, pervec atyreve qe i takojne iPhone-it.
 
Tani, duket se njerezit nga Samsung jane lodhur duke qendruar nen hijen e Apple dhe rezultateve te tyre te shitjeve keshtu qe ata jane te vendosur per ta pushtuar edhe me shume tregun. Llogaritjet e reja te Peter Misek (ky eshte personi qe analizon tregjet) sugjerojne se Samsung me modelin e vet te ri Galaxy S4 synon te arrije shifren prej 100 milion cope te shperndara.
 
Ajo se cfare eshte me interesante ne kete histori eshte e fakti se nevoja per komponentet per prodhimin e sasise se mjaftueshme te ketyre pajisjeve do te kerkoje burime shtese qe mund te rezultoje me zvogelimin e furnizimit te komponenteve te nevojshme per prodhimin e iPhone-it te Apple.
Ky lajm vjen ne kohen kur Apple (sipas Misek-ut) tashme po has ne probleme potenciale ne zinxhirin e furnizimit te komponenteve per iPhone-in e ardhshem.
 
Misek gjithashtu supozon se Samsung tashme e ka arritur shifren prej 60 milion Galaxy S3 te shitura. Ne mesin e muajit janar kjo shifer ishte rreth 40 milion cope te shitura.
Nese Apple do te gjeje furnizues te tjere te komponenteve, mbetet te shihet, por dihet se “migrimi” nga nje prodhues ne tjetrin nuk shkon aq lehte dhe shpejte. (PCWorld Albanian)