Misteret e medha te planetit Toke

Lidhur me artikullin:

Shume ceshtje qe nderlidhen me planetin Toke, jane aktuale per qindra vjet dhe njerezimi vazhdimisht kerkon pergjigje per to. Ne vazhdim ju sjellim tete misteret e tilla me te medha.

1. Prej nga erdhi uji?

Shkencetaret besojne se Toka ishte nje shkemb gjate formimit te para 4.5 miliarde vjeteve. Shtrohet pyetja se si lindi uji i rendesishem per jete? Ndoshta nga sistemi nderyjor, 4 miliarde vjet me pare, ate kane mundur ta krijojne asteroidet e ngrire te rene ne siperfaqen e Tokes. Keshtu, me kohe kane mundur te krijohen rezervat e ujit. Por ende nuk eshte sqaruar formimi i ujit ne Toke. Ne menyre te vecante, misteri behet me i madh, sepse nga ajo kohe ka pak shkembinj per deshmi dhe per prova!

2. Cfare ka ne berthamen e Tokes?

Berthama e Tokes ende nuk eshte studiuar. Ne vitet ’40 te shekullit te kaluar, shkencetaret menduan se e zgjodhen kete mister. Ne baze te meteoreve studiuan baraspeshen e mineraleve ne berthame dhe dhane disa perfundime. Sipas tyre, hekur dhe nikel qe nuk ka ne kore te Tokes, duhet te kete ne berthame. Por, matjet e gravitet 10 vite me vone thane se kjo nuk eshte e vertet.

3. Si u krijua Hena?

A u krijua Hena nga goditja e Tokes me planetin e madhesise se Marsit? Kjo çeshtje vazhdon te mundoje shkencetaret. Kete teori nuk e kane pranuar te gjithe, per shkak te disa mangesive. Per shembull, perberja kimike e shkembinjve nga Toka dhe atyre nga Hena perputhen aq shume sa qe thuhet se Hena eshte bere nga Toka, e jo edhe nga ndonje planet tjeter. eshte e mundur qe Toka e re eshte sjelle shume rreth boshtit te saj dhe ka shperndare shkembinj prej metali te shkrire qe kane krijuar Henen.

4. Si lindi jeta?

Ende nuk dihet nese jeta u krijua ne Toke apo ne hapesiren nderyjore, per te ardhur ketu permes meteoreve. Komponentet themelore te jetes – aminoacidet dhe vitamina – jane gjetur ne kokrra te akullta brenda asteroideve, ne kushtet me ekstreme per jeten ne Toke. Nje nga pengesat me te medha te biologjise eshte per te zbuluar se si keto pjese formojne jete. Rendues eshte fakti se edhe nuk ka gjurme fosilesh te banoreve te pare te Tokes, te cilet me shume gjasa ishin primitive – si bakteret.

5. Prej nga oksigjeni?

Ekzistencen tone ia detyrojme cyanobacterieve, krijesave mikroskopike qe kane ndihmuar transformimin radikal te atmosferes se Tokes. Keto baktere kane hedhur oksigjen nga organizmi, si mbetje, dhe keshtu e mbushen atmosferen me oksigjen – per here te pare para 2.4 miliarde vitesh. Por, kjo nuk ishte nje gjendje stabile. Ne mbetjet e shkembinjve eshte e qarte se niveli i oksigjenit ka luhatur tre miliarde vjet me pare dhe se eshte stabilizuar para 541 milione vitesh. Pra, pyetja eshte nese ne te vertete bakteret jane meritore per oksigjenin qe thithim apo eshte nje faktor tjeter? Pikerisht njohja e ndryshimeve te oksigjenit eshte faktor kyç ne deshifrim te historise se jetes ne planetin tone.

6. Cfare e shkaktoi shperthimin e Kambrianit?

Shfaqja e jetes komplekse, pas kater miliarde vitesh nga krijimi i Tokes, nenkupton nje moment unik. Papritmas u shfaqen kafshet me tru dhe ene te gjakut, me sy dhe me zemer. Papritmas, ne kete periudhe e cila zgjati 542-488 milione vite me pare, gjithçka u zhvilluar me shpejte se ne çdo periudhe tjeter planetare te njohur deri sot. Si shpjegim i ketij fenomeni eshte thene se meritor eshte kercimi ne nivelet e oksigjenit qe ka ndodhur para shperthimit Kambrian.

7. Kur ka filluar levizja e pllakave tektonike?

Pllakat e holla te kores perplasen ne siperfaqen e Tokes, duke krijuar skena te bukura te lindjes se Diellit nga malet, si dhe shperthimet e dhunshme vullkanike. Gjeologet ende nuk e dine se kur pllakat tektonike filluan te levizin, sepse deshmite jane shkaterruar. Vetem nje grusht kokrrash te vogla mineralesh te zirkonit, kane mbijetuar prej para 4.4. miliarde viteve, qe shkencetareve ua bene me dije se atehere u formuan shkembinjte e pare. Por, shkencetaret nuk e dine se si jane formuar keta shkembinj?

8. A mund te parashikojme termetet?

Si me motin, mundet te parashikohet edhe termeti. Por, per ta ditur sakte se kur vjen, kjo eshte e pamundur. Madje edhe eksperimenti me i madh, qe zgjati 12 vjet, deshtoi. Gjeologet pastaj parashikuan termetin ne Parkfield te Kalifornise, per te cilin menduan se do te ndodhe me 1994, e ne fakt ndodhi me 2004. Nje problem tjeter eshte se gjeologet nuk e dine sakte se pse ndodh termeti dhe pse ndalet ai.