Mjaftojne 5 dite trainim, per te fuqizuar trurin tone

Disa shkencetare kane zhvilluar nje sistem jo-invaziv dhe pa dhembje per nje stimulim qe aktivizon neuronet ne menyre te sinkronizuar, duke rritur pershembull aftesite tona matematike.

Washington – Ne te ardhmen, mund te permiresohen aftesite aritmetike me nje stimulim jo-invaziv dhe pa dhembje, te trurit. Sipas nje studimi te publikuar ne Current Biology ne fakt, nje grup shkencetaresh kane zhvilluar nje trainim konjuktiv qe stimulon ne menyre goditese nje zone te trurit qe njihet sepse eshte e rendesishme per aftesite matematikore, duke marre nje permiresim qe reziston ne kohe te funksioneve celebrale dhe njohese.

“Me vetem 5 dite trainim, mund te marrim rezultate qe rezistojne edhe ne nje distance prej 6 muajsh”, – shpjegoi Roi Cohen Kadosh i universitetit Oxford, autor i studimit.

Teknika quhet Trns (transcranial random noise stimulation) dhe shkencetaret nuk dine ende sesi arrin te marre rezultat efektivisht. Ajo qe eshte e sigurte, eshte se truri ka filluar te punoje ne menyre me efikase duke aktivizuar neuronet ne menyre te sinkronizuar.

Teknika mund te jete e dobishme edhe per fuqizimin mendor, ne vecanti per ata persona qe vuajne nga semundje neurodegjenerative.