Montella: “Luajtem me frike. Nuk duhet te ndodhe me”

Lidhur me artikullin:

Vincenzo Montella thote se Milan i mungonte guximi ne barazimin pa gola ndaj Fiorentines, te dielen. Nje fitore ne “Stadio Artemio Franchi” do t’i kishte derguar kuqezinjte ne tri vende me perpara rivaleve te Inter, por te besuarit e Montella ishin te ngadalte ne fillim dhe me fat kur Josip Ilicic goditi shtyllen e portes se tyre. Ndersa Milan eshte permiresuar pas pushimit 15-minutesh dhe mund ta kishte fituar ndeshjen.

“Ne pjesen e pare na ka munguar nje guxim i vogel, – ka thene Montella per “Mediaset Premium”. – Fiorentina ishte pak me superiore ne gjysmen e pare te ndeshjes. Ne ishim te frikesuar. Kam pritur me shume nga skuadra ime. Ne pjesen e dyte krijuam shume shanse dhe rikthyem ne vetvete vullnetin e besimin per te fituar. Gjithsesi, ky ishte nje test i kaluar me note minimale. Ne duhet te kalojme me shume teste.”

Ndersa trajneri i Fiorentina, Paulo Sousa, ishte i etur per te diskutuar mbi vendimet e gjyqtarit pas disa momenteve te diskutueshme ne Firence. Montella reziston te kerkoje nje faull, qe i duket vendimtar per Luiz Adriano, qe mbeti pa u ndeshkuar:

“Per Paulo kam respekt te madh, por duket se ka mesuar kulturen e dyshimit. Ne duhet te flasim per futbollin. Te gjithe bejne gabime, duke perfshire edhe gjyqtaret. Une nuk dua te hyj ne kete polemike, preferoj te flas vetem per lojen.”