Montella: “Te gjithe jane te kenaqur nga ky Milan. Edhe Berlusconi”

Lidhur me artikullin:

Kur ke siguri dhe mbeshtetje, puna vijon mbare. Trajneri i Milan, Vincenzo Montella, eshte i bindur se aktualisht i gezon keto dy elemente nga presidenti “i perjetshem” i kuqezinjve, Silvio Berlusconi, per te cilin ai mendon se eshte i kenaqur me ato qe po sheh aktualisht ne fushe. Teksa pergatitet per sfiden e dites se sotme (ora 20:45) ndaj ish-skuadres se tij, Fiorentina, tekniku deklaroi:

“Me Berlusconi kam folur ne ditet e para. Ai kishte ne mendje nje skuader teresisht italiane dhe sigurisht qe eshte i lumtur per ate qe kishte menduar paraprakisht dhe sepse gjerat po ecin ne kete sens.”

Montella i ka fituar dy ndeshjet e fundit, por ai theksoi se sfidat e radhes jane histori me vete.

“Dy fitoret jane harruar qe tani, jemi te perqendruar tek e tashmja dhe te nje ndeshje me e veshtire, sepse Fiorentina vjen nga sezone te rendesishme. Veshtiresia eshte shume e madhe. Gjeja me e rendesishme do te jete te shohim se me çfare vazhdimesie po rritet skuadra jone. Rikthimi ne Firenze? Kam kaluar tre vite te bukura. Largimi im eshte karakterizuar nga sinqeriteti. I shpjegova klubit se nuk kisha me motivim per te vazhduar dhe cikli im atje duhej mbyllur”, – u shpreh 42-vjeçari.