“Mos besoni ne reforma qe behen nga politika dhe ndonje i huaj qe le pas nje tog me bajga”

“Ne kete vend reformat deri tani i kane bere politikanet, te cilet, siç dihet, nuk jane specia me e ditur dhe me e pergjegjshme e kesaj ferme te çoroditur qe eshte Shqiperia. Por politikanet tane jane aq te ditur, sa ta prezantojne “reformen” e radhes duke patur ne krah ndonje John apo ndonje Jean nga ata, qe me nje kercim deri ne Tirane mbushin CV dhe xhepin e vet, duke lene prapa nje tog me bajga” 

Kjo interviste me Prof. Pellumb Xhufin eshte thuajse monotematike. Vete Profesori nuk deshi te shperndahej ne çeshtje te tjera te aktualitetit politik, por gjithsesi nuk i shmanget pyetjeve te drejtperdrejta per kete aktualitet.

“Eshte folur e flitet aq shume per to, sa qe me duket e panevojshme te perzihem edhe une”, – shprehet ai.

Per te trajtimi i problemit dhe gjendjes aktuale te Akademise se Shkencave eshte me e rendesishme sot se nje thirrje e Berishes ne parlament per te rrembyer armet.

Dhe ai tregon dhe argumenton pse eshte teper urgjent reformimi i Akademise qe po vuan nje agoni te pafundme…

– Profesor, eshte koha kur flitet ndoshta me shume se asnjehere tjeter per reforma. Reforme ne drejtesi, reforme ne arsim, reforme ne polici etj. Sa serioze ju duken keto reforma dhe a besoni ne reformimin ne kushtet aktuale te politikes e shoqerise shqiptare?

– Me perjashtim te reformes qe ju permendet te fundit, asaj ne polici, se ciles qytetaret ia shohin efektet, reformat e tjera jane vrare qe ne embrion nga paqartesia, paaftesia e pavendosmeria e qeverise, nga refuzimi i terbuar i opozites per te pranuar edhe ndryshimin me te vogel dhe nga shteti paralel qe drejtohet nga ish-Kryeministri dhe qe eshte mbjelle prej tij me kujdes maniakal ne te gjitha institucionet publike pergjate ketyre 25 vjeteve te tranzicionit.

Ky eshte shteti esadist i fanatikeve, i te paditurve, i njerezve te liq, pa ndergjegje e pa atdhe, qe vazhdojne edhe pas 25 vjetesh te therrasin “dum baben”, pavaresisht se nderkohe “baba” e ka djegur dhe e ka pjekur nja tre here Shqiperine, e ka varferuar, degraduar e shpartalluar shtetin dhe i ka shkaktuar nje krize identiteti te pashembullt qytetarit shqiptar, te cilit i merret goja kur i duhet te pohoje identitetin e vet.

Por, mos harrojme qe ngerçi ne realizimin e reformave vjen edhe nga politikat e gabuara, me baze antipopullore e antidemokratike te misheruara ne ndryshimet kushtetuese te vitit 2008, te bera koke me koke, buze me buze e vesh me vesh me “anti-shtetin”, d.m.th. me Sali Berishen.

Nese sot qeveria e Edi Rames nuk ben dot nje hap perpara ne reformen ne drejtesi, kjo vjen ngaqe ate e pengojne nje president, nje KLD, nje Prokurori apo nje Gjykate qe jane pjelle e drejtperdrejte e atyre ndryshimeve kushtetuese, me te cilat Berisha, e jo Edi, e kapi shtetin ne te gjitha hallkat e tij. Nese tek ne zgjedhjet nuk pasqyrojne vullnetin sovran te popullit, nese parlamenti eshte shnderruar ne nje palester harbuterie, nese partite politike jane shnderruar ne detashmente besnike te kryetareve te tyre, kjo ka ardhur gjithashtu nga flirti pranveror i vitit 2008, kur vesh me vesh e buze me buze u sajua nje kod zgjedhor e nje sistem zgjedhor, qe i bente dy kryetaret e partive te medha titullare te vullnetit e te sovranitetit te popullit.

– Pikerisht ne kohen qe kembengulet fort edhe nga nderkombetaret per reformen ne drejtesi, kryetari de fakto i PD-se, Sali Berisha beri nje thirrje per armatosjen e popullsise, per te cilen u ndeshkua me 10 dite perjashtim nga parlamenti. Si e perjetuat si thirrjen e Saliut, ashtu dhe ndeshkimin e tij?

– Qe mos ta fsheh, kur degjova piskamat per armatosje te popullit, aty per aty mendova se z.Berisha po zbatonte porosine e radhes. Pastaj, me mendje me te ftohte, solla ndermend se ne ditet e fundit te prillit 1945, Hitleri pati nje “ndriçim hyjnor” qe i peshperiti se faji per humbjen e Gjermanise qendronte tek ushtria dhe tek populli gjerman, te cilet nuk kishin luftuar e nuk kishin sakrifikuar sa duhet per ate, Hitlerin. Atehere, ai filloi te shohe endrra me arme te tmerrshme, qe do te shkrinin planetin e gjithe njerezimin, duke filluar nga gjermanet e tij.

Keshtu, gjykoj une, edhe zotit Berisha nuk i del inati qe populli shqiptar u tregua “mosmirenjohes” ndaj tij duke i treguar deren disa here ne keto 25 vjet. Dhe si njohes i mire i letersise serbe mbi shqiptaret, ka mesuar prej Gjeorgjeviçeve e Tomiçeve te saj, se per te zhdukur popullin shqiptar nuk eshte nevoja te shpiken arme te shkaterrimit ne mase: Mjafton t’i armatosesh te gjithe, e vrasin njeri-tjetrin. Diçka nuk funksionoi ne vitin 1997 dhe shqiptaret nuk e vrane njeri-tjetrin. Siç duket, kesaj radhe z. Berisha ka gjetur formulen e duhur per ta zbatuar siç duhet idene serbe te tij.

– Le te ndalemi pak te dekriminalizimi. A besoni se me reformen ne drejtesi do te dekriminalizohet politika shqiptare?

– Nese shohim piken nga nisi reforma ne drejtesi, dhe piken ku ka mberritur, mund te konstatojme renien ne pikiate te saj dhe, ka te ngjare qe kjo reforme te perfundoje ne xhepin e atyre qe parashikohej te ishin objektivi dhe viktima e saj. Perfundimisht, kjo klase politike nuk e do reformen ne drejtesi, ajo nuk do te beje harakiri duke shkruar ligje e duke ngritur struktura qe godasin ate vete.

Ne keto kushte, me ngjalli shprese thirrja e kryeministrit per t’iu drejtuar referendumit popullor.

Por me sa duket, ishte nje thirrje sa per te lare gojen, sepse nuk po e degjoj me. Dhe me duket se edhe kjo histori do mbaroje me nje nga ato pazaret “buze me buze e goje me goje”, ku per faj te miopise e paburrerise se shumices, edhe njehere Berisha do imponohet mbi te gjithe: mbi vullnetin popullor per t’i dhene fund pushtetit te padrejtesive e te zullumeve, mbi deshiren e mazhorances per ta realizuar, gjithsesi, kete reforme jetike dhe “estetikisht” te dobishme, dhe mbi vete vullnetin e nderkombetareve per ta konsideruar reformen ne drejtesi nje kusht te pakapercyeshem per progresin e metejshem te Shqiperise ne procesin e integrimit.

Shpresoj qe referendumi popullor per kalimin e variantit fillestar te reformes, te atij qe nuk eshte bere pis nga Berisha, vazhdon te jete nje opsion i mazhorances.

– Profesor, sidoqofte sot flitet shume per reforma, per te cilat jane marre referenca nga eksperte te huaj. Jane kerkuar studime te mirefillta juridike, sociale per efektet e reformave apo efektet pozitive apo negative te tyre?

– Shikoni, ne kete vend reformat deri tani i kane bere politikanet, te cilet, siç dihet, nuk jane specia me e ditur dhe me e pergjegjshme e kesaj ferme te çoroditur qe eshte Shqiperia. Por politikanet tane jane aq te ditur, sa ta prezantojne “reformen” e radhes duke patur ne krah ndonje John apo ndonje Jean nga ata, qe me nje kercim deri ne Tirane mbushin CV dhe xhepin e vet, duke lene prapa nje tog me bajga.

Per te mbetur ne fushen tone, a mund ta themi sot se çfare i ka kushtuar Shqiperise reforma e kerkimit shkencor e vitit 2007, e cila gjithashtu “u akreditua” nga ndonje “keshilltar” i huaj?

Qindra specialiste te hedhur jashte instituteve shkencore te Akademise, te refuzuar apo te keqtrajtuar nga “boset” e perjetshem te Universiteteve tona, te cilet duhet t’i prisnin neper departamentet e fakulteteve te ndryshme. Dege te tera te dijes te shkrira ose te venitura. Dikur me nje Institut elitar te Sizmologjise, sot Shqiperia nuk ka nje specialist me emer ne kete fushe jetike per vete karakteristikat gjeo-sizmike te vendit. E njejta gje vlen per Institutet e tjera te Biologjise, Fizikes Berthamore, Hidrometeorologjise, etj. etj. “Ideatoret” e reformes se vitit 2007 premtuan se pas mbylljes se “Akademise sovjetike”, kerkimi shkencor do te lulezonte ne laboratoret e bibliotekat e Universitetit.

Ne fakt, e kthyen Universitetin ne nje qender te keqe didaktike, ku profesoret e ndershem nuk kane nje zyre, nje kompjuter, nje laborator apo nje biblioteke ku te mund te bejne dhe te drejtojne veprimtari shkencore. Ku profesore te tjere, te paafte e xhambaze, nga ata qe votojne gjithnje te njejtin dekan apo te njejtin rektor te cilin e shohin jo si koleg, por si punedhenesin e tyre, nuk e kane aspak ne axhende integrimin e veprimtarise kerkimore-shkencore ne procesin didaktik, siç e kerkon edhe ligji, por rendin te rrembejne sa me shume ore leksionesh, sa me shume udheheqje fiktive masterash e doktoraturash per te fituar sa me shume.

– Ne kete kontekst, po flitet per nje tjeter reforme te Akademise se Shkencave, nga e cila do te na dilte nje version i trete i kesaj Akademie nga koha kur u krijua, ne 1972. Ç’ka ndodhur e ç’po ndodh me kete te bekuar Akademi?

– Pike se pari, Xhevdet, do t’iu kerkoja leje te beja pak histori perpara se t’i pergjigjem pyetjes suaj. Kete e quaj te domosdoshme per te vene ne binaret e duhur biseden tone e çdo bisede qe ka te beje me problemin ne fjale.

Se pari, le te themi qe Akademia e sotme eshte nje produkt i reformes rrenuese te vitit 2007, qe e ktheu ate institucion nga nje vater e vertete e kerkimit shkencor, ne nje klub individesh, nje pjese e tyre te perzgjedhur e te emeruar politikisht e te mirepaguar per te qene thjesht nje aureole e pushtetit. Nje Akademi si kjo e sotmja eshte produkt i politikes, por eshte edhe produkt i inkompetences dhe i ligesise se nje grupi komisaresh pedeiste, qe me te marre sinjalin e politikes, u hodhen ne vije te pare te betejes per shkaterrimin e Akademise se vertete te Shkencave e per te ndertuar Akademine e tyre te kotesise. Nje pjese e mire e ketyre rrenuesve te shkences shqiptare u shperblyen duke u bere akademike. Dhe siç ndodh rendom ne keto ane, te njejtet protagoniste ogurzinj kerkojne te jene perseri ne krye te reformes se re, se ciles thuhet se do i nenshtrohet ky institucion.

Ishin keta “reformatore” qe ne vitin 2005 ulurisnin per te zhbere Akademine, qe nuk i kishte mbushur te 30 vjetet e jetes, dhe qe ata e stigmatizuan paturpesisht si “sovjetike”. “Sovjetike”? Kush? Akademia e ideuar dhe e drejtuar nga Eqerem Çabej, Aleks Buda dhe plejada e paperseritshme e studiuesve dhe e dijetareve te formuar ne universitetet perendimore? E pra, keta nuk ngriten nje Akademi “sovjetike”, por nje Akademi qe per model pati Akademine e Shkencave te Vjenes, njelloj si te gjitha akademite e vendeve te Europes Qendrore e Lindore, qe per reference kulturore kishin pikerisht Vjenen. Vertet, studiuesit shqiptare vepruan ne kushte te veshtira, por fale pasionit te tyre ata e kthyen Akademine e Shkencave me institutet e saj ne nje laborator te gjalle te mendimit shkencor, te njohur e te vleresuar si te tille nga bota shkencore e huaj. Per sa i perket shkencave albanologjike per te cilat mund te flas me kompetence, ne pak vjet Tirana u kthye ne qendren e padiskutuar boterore te studimeve albanologjike.

Ne konferencat e veprimtarite shkencore te organizuara ne Tirane kane marre pjese emrat me te shquar te historise, gjuhesise, arkeologjise, antropologjise. Sot, kur Tiranen e viziton vetem ndonje studiues vullnetmire nga bota shqiptare, nuk mund te kujtojme veçse me melankoli konferencat nderkombetare te organizuara nga Akademia e Shkencave, ku vinin dijetare te tille si Karl Treimer, Stewart Mann, Gunnar Svane, Henry Boissin, Vittore Pisani, Domenico Mustilli, Johann Irmscher, Freddy Thiriet, Francisc Pall, Alain Ducellier, Giuseppe Schirò, Bogumil Hrabak, Halil Inalçik, Vladimir Georgiev, Emil Kondurachi, Dimitri Obolensky, Evangelos Chryssos, Hermann Ölberg, Johannes Hubschmid, G. Battista Pellegrini, Helmut Schaller, Joachim Werner, etj. etj.

Emra te medhenj, siç eshte sublim emri i Franz Babingerit, bizantinist, orientalist, medievist e albanolog i paperseritshem, i njohur nga lexuesi shqiptar me studimin e tij mbi Arianitet si dhe me vepren madhore “Historia e Mehmetit II Pushtues”. Ky plak erudit,nga ata qe rralle ndeshen ne kohen e internetit, pati fatin e keq te nderroje jete pikerisht ne Shqiperine qe e deshi aq shume, kur ne nje moment pushimi mes seancash, me nje shpirt prej teutoni mendoi te kridhej ne detin e ftohte te Durresit. Historira te bukura, makar edhe te trishtuara, qe i mungojne Akademise se venitur e pa adrenaline te koheve te reja. E ketu, per shumekend qe ishte pjese e reformes vrastare te vitit 2007 dhe qe kerkon perseri “t’i jape drejtim” reformes se re, eshte koha per te bere, para se gjithash, nje “mea culpa”.

– Dakord, Profesor. Por cili eshte problemi themelor i kesaj Akademie te Shkencave, mungesa e lirise akademike, struktura e papershtatshme apo paaftesia?

– Shikoni, funksioni kryesor i nje Akademie te Shkencave eshte te promovoje e te mbeshtese studime komplekse, nderdisiplinore, duke u mbeshtetur ne veprimtarine shkencore te instituteve ne varesi te saj. Mirepo, prej vitit 2007, Akademise iu hoqen institutet shkencore, ku organizohej dhe behej kerkim i mirefillte shkencor. Aktualisht, Akademia e Shkencave eshte nje shume individesh, anetare te Akademise, nje pjese e te cileve me personalitet e kontribute shkencore, te cilet, ne mungese te fondeve e sidomos te lidhjeve institucionale, nuk mund te kryejne funksionin e promovimit, koordinimit e realizimit te kerkimeve shkencore.

Si individe, disa apo shume prej tyre mund te kryejne studime me vlere ne fushat perkatese, por si institucion, si Akademi, si “truri” i veprimtarise shkencore qe duhet te ishte, kjo Akademi eshte ndertuar e tille per te qene nje akademi “honorifike”. Prandaj, ketu nuk shtrohet problemi i pavaresise shkencore te Akademise. Problemi i sotem i Akademise eshte amullia (otium) apo e thene ndryshe “il dolce far niente”.

– Gjithsesi, si institucioni qe mbledh njerezit me te spikatur te shkences, a po e luan akademia rolin e ekspertizes shkencore, per te cilen ne duket se kemi shume nevoje aktualisht?

– Duhet te ishte ashtu, pra qe Akademia te mblidhte njerezit me te spikatur ne fushat e kerkimit shkencor. Por, pa mohuar pranine e individeve te tille, me duhet te them qe te qenit Akademik sot nuk nenkupton domosdoshmerisht perkatesine ne nje status gati hyjnor te dijes. Jane te shumte studiuesit qe kane shkelqyer ne fushat perkatese, pa qene anetare te Akademise. Fola pak me pare per kriterin e pashpallur politik, mbi bazen e te cilit u perzgjodhen nje pjese e mire e akademikeve me 2007. Nese shihet produkti shkencor, te pakten ne shkencat albanologjike qe une i njoh e per te cilat mund te flas me nje fare kompetence, veprat kryesore ne fushen e albanologjise vazhdojne te realizohen ne institutet qe dikur ishin pjese e Akademise, kurse prej vitit 2007 jane pjese e Qendres se Studimeve Albanologjike.

Me gjithe politikat e çoroditura shkencore te zbatuara keto 25 vjet, eshte puna e devotshme e studiuesve te ketyre instituteve, te vjeter e sidomos te rinj, te formuar ne universitetet me te mira te vendit e te Perendimit, ajo qe e ka mbajtur gjalle kerkimin shkencor ne shkencat albanologjike, ndonese mes njemije veshtiresive e privacioneve. Keto institute, dhe jo Akademia e vitit 2007, duhen forcuar. Sot, kerkimi shkencor po perqendrohet gjithnje e me shume ne institutet e specializuara. Gjermania, qe shpiku e para sistemin “humboldian” te integrimit te kerkimit shkencor ne Universitete, prej disa dhjetevjeçaresh tashme i eshte kthyer instituteve ku behet ekskluzivisht kerkim shkencor. E kam fjalen per rrjetin Max-Plank-Institut, i cili numeron plot 100 institute elitare te te gjitha fushave te dijes, qe financohen me para publike. Nje sere vendesh, duke filluar nga Austria, nena e shkencave albanologjike, vazhdojne te funksionojne me institute shkencore brenda kuadrit te Akademise se Shkencave.

– Duke pare gjendjen aktuale te Akademise sone te shkencave, Profesor Artan Fuga e cileson nje akademi ne agoni dhe sjell referenca te akademive franceze, italiane dhe angleze per te dale nga kjo situate. Si i vleresoni qendrimet e tij?

– Ne dijenine time, Prof. Fuga ben pjese nder personat qe u angazhua ne ideimin e realizimin e reformes se vitit 2007, dhe une do te prisja sidomos prej tij ate “mea culpa” per te cilen fola ne fillim. Megjithate, bashkohem me vleresimin e tij dhe me kete rast do doja te sillja edhe disa argumenta mbeshtetese. Akademia eshte ne agoni sepse te tille e konceptuan “baballaret” e reformave shallvaregjera. Fuga ka te drejte kur thote qe ligji i jep Akademise atribute e kompetenca sikur te ishte nje Akademi me institute varesie. Nderkohe, Akademiket jane nje shume studiuesish te fushave nga me te ndryshmet, te cilet nuk kane ke te drejtojne, çfare te drejtojne e me çfare te drejtojne. Shume persona mund te kryejne kerkime individuale ne fushat perkatese.

Pra, Akademia nuk ka nje rol institucional. Ketu pergjegjesia eshte kryesisht e tjeterkujt, eshte e politikes qe e ka dashur te tille. Them “kryesisht”, sepse nuk e perjashtoj teresisht pergjegjesine e Akademikeve te cilet, me ndonje perjashtim si z. Fuga, e kane pranuar ne heshtje nje status te tille pa dinjitet. Guxoj ta them kete, sepse jam i bindur se edhe ne ato kushte ne te cilat vepron Akademia, askush nuk i ka ndaluar Akademiket te shprehen publikisht per çeshtje themelore te zhvillimit te ekonomise, kultures, shkences. Detyra kryesore qe ligji i cakton nje Akademiku ne Austri, eshte qe ai te kryeje kerkime bazike ne njerin nga institutet ne varesi te Akademise, si dhe t’i komunikoje publikut te gjere çdo shqetesim qe lidhet me situaten dhe zhvillimin perspektiv te vendit e te botes. E pra, kjo Shqiperia jone ka probleme te pafundme, mjafton te kujtojme problemet qe lidhen me mjedisin, me token, me ujerat, me degradimin social e kulturor. Pyes une: a kemi degjuar te shprehen per probleme te tilla Akademiket tane?

– Vazhdojme ne kete linje. Nje tjeter akademik, profesor Alfred Uçi, e cileson akademine nje çiflig, por nuk ngurron ta percaktoje ate si te ndikuar nga ideologjizmat. Po ju, a ndani te njejtin qendrim me te?

– Siç e thashe, Akademia permban ne vetvete “mekatin fillestar”, u konceptua dhe u ngrit si nje “rrip transmisioni” i politikes, si nje konklave e mbyllur, ku eshte e veshtire te hysh pa patur disa atribute, qe gjithsesi jane jashteshkencore. Me kete nuk dua te them se ne Akademine e viteve 1980 hyhej gjithnje me merite. Por ajo çka ne diktature konsiderohet nje gabim, ne demokraci eshte nje faj. Dhe meqe kemi perpara nje reforme te Akademise, do desha te them se une nuk e shoh aspak te ardhmen e Akademise, siç e shohin per fat te keq disa Akademike, si nje kalim mekanik te Instituteve te gatshme te Qendres se Studimeve Albanologjike nen kupolen sovrane te Akademise se Shkencave. QSA ka njemije probleme, por megjithate nuk e meriton te kete mbi koke nje Akademi te tille. Ne, studiuesit e instituteve te Qendres se Studimeve Albanologjike nuk jemi aty per te mbushur axhenden bosh te Akademise se Shkencave, per t’i dhene nje kuptim ekzistences se saj. Nese do te kete nje reforme te kerkimit shkencor, une mendoj se kjo duhet te filloje nga kjo Akademi, qe eshte produkt i reformes se deshtuar berishiane dhe pjeserisht eshte pergjegjese per kete gjendje.

Intervistoi Xhevdet Shehu – Botuar sot ne DITA