Mosha 30 vjec, e veshtire qe dieta te jape rezultat
Pasi te mbushin 30 vjec femrat behen me seksi dhe terheqese, por ne raport me dobesimin punet jane krejtesisht e kunderta. Nga ky moment e me pas qe te krijosh trup seksi me ane te dietes eshte shume me veshtire!
 
Sipas eksperteve britanik femrat mbi te 30 nuk kane pothuajse asnje shprese qe te pershendeten me kilet e mbledhura me ane te dietave. E verteta e hidhur eshte se me kalimin e viteve njerezit nuk humbin, me sakte fillojne te shtojne kile dhe madje  edhe dietat me magjike nuk jane ne gjendje te neutralizojne efektin e kohes.
 
Tingellon shume ekstreme, por deri te ky perfundim eshte ardhur ne baze te hulumtimeve shkencore te bera mes 25 mije femrave dhe meshkujve, shkruan Milingona. Rezultatet jane kategorike- nese ne vitet e mesme njeriu fillon te shtoje kilet, me kalimin e viteve kjo gjendje vetem do te perkeqesohet, pa marre parasysh dietat qe mban.
 
Sipas eksperteve shpetimi i vetem ne keto raste nuk jane dietat, por menyra e shendoshe e te ushqyerit.
Nese ju i takoni grupit te njerezve me mbi 30 vjet, me qellim qe ta fitoni luften me kilet, mos u leshoni ne dieta rigoroze, por zgjidhni regjimin e shendoshe te te ushqyerit! (Telegrafi)