Moto GP, provat e lira. Eshte Marc Marquez me i shpejti

Lidhur me artikullin:

Ne Philip Island e Premtja ishte dita e Marc Marquez. Ne provat e dyta te lira te Cmimit te Madh te Australise, spanjolli i Hondas regjistroi xhiron me te shpejte duke e ndalur kronometrin ne kohen 1 minute 29 sekonda e 383 te mijtat. Vendi i dyte shkoi per Jorge Lorenzon qe pasi ishte me i shpejti ne sesionin e pare te provave te lira, u pengua nga reshjet e shiut duke regjistruar nje kohe 50 te mijtat e sekondes me te ngadalte se ajo e Marc Marquez. Vetem vendi i 9-te per Valentino Rossin, por koha e regjistruar nga Doktori nuk shqeteson aspak edhe pse ishte me shume se 6-te dhjetat e sekondes me e ngadalte se ajo e Marquez.

Rossi ne fakt u perqendrua te punonte me shume ne bokse duke mos zbritur per shume minuta ne piste, pasi per italianin e rendesishme eshte vetem gara. Ne vendin e trete ne Philip Island u pozicionua nje super Vinales me Suzukin, ndersa Ducati Andrea Iannones zuri vendin e 4-t i ndjekur nga Cal Crutchlow.

Per t’u kthyer te gara per titullin mes Rossit dhe Lorenzos duhet permendur qe 28-vjecari nga Majorka kishte nje marsh me shume se numri 46 i Yamahes ne keto prova. Gjithsesi Rossi deshiron te kapet fort te gara e se Dieles pa harruar edhe provat zyrtare te se Shtunes. Doktorit do t’i mjaftonte per te vazhduar i qete rrugen e tij drejt titullit edhe nese renditet nje pozicion me poshte se Lorenzo ne gare.