Moto GP. Viti i ardhshem me efekt domino

Lidhur me artikullin:

2016-ta do te jete nje vit i nxehte per Moto GP. Merkatoja e piloteve dhe ndryshimet elektronike si dhe ndryshimi i markes se gomave, do te shtyjne drejt nje tjeter tabloje konfigurimi. Gjate gjithe sezonit te ardhshem zerat per te ardhmen e piloteve do te jene te pranishem pasi kontratat e  Jorge Lorenzo, Valentino Rossi, Marc Marquez, Dani Pedrosa, Andrea Iannone dhe Andrea Dovizioso skadojne ne fund te vitit.

Sipas mediave te specializuara, nyja qe duhet zgjidhur sa me shpejt eshte ajo e kampionit ne fuqi, Jorge Lorenzo. Spanjolli nuk ka arritur ende nje marreveshje me Yamaha per te ardhmen dhe largimi i tij i mundshem mund te shkaktoje nje efekt domino ne te gjitha skuadrat e tjera, perfshire ketu edhe Honden zyrtare. Ndarja e Lorenzos nga Yamaha mund te fuse ne loje Marc Marquez, i cili nuk e ka fshehur asnjehere simpatine qe ka per skuadren rivale edhe pse Honda HRC ka dhene shenja se mund te rikthehet ne garen per titullin.

Nje pikepyetje e madhe mbetet edhe ne dhomen tjeter te Yamaha, aty ku komandon Valentino Rossi. Me shume mundesi italiani do t’i jape lamtumiren skuadres qe do te kerkoje nje tjeter pilot te afte per te garuar me me te miret dhe aktualisht ne qarkullim eshte vetem nje emer qe mund te ofroje siguri.

Andrea Iannone shihet si pasardhesi i “Doktorit” te Yamaha por nga ana tjeter Ducati do te beje gjithçka per ta mbajtur pasi me largimin e mundshem te tij skuadra do te humbiste shume cilesi. E paqarte mbetet edhe situata per Dovizioson e Pedrosan, te cilet po reflektojne per te marre vendimin me te mire te mundshem, duke mos perjashtuar ndryshimin e skuadrave pas nje sezoni aspak pozitiv per te dy pilotet.