MotoGp. Rossi dhe Lorenzo dhurojne spektakel gjate provave zyrtare

Lidhur me artikullin:

Ndizet akoma edhe me shume gara per titullin kampion ne Moto Gp. Jorge Lorenzo dhe Valentino Rossi dhuruan spektakel ne provat zyrtare te Cmimit te Madh te Japonise me spanjollin qe u pozicionua i pari duke lene pas pilotin italian me vetem 81 te mijtat e sekondes. Ne Motegi parashikohet nje gare me e bukur se kurre me dy pilotet e Yamahas qe pritet te japin gjithcka nga vetja per te mposhtur njeri-tjetrin. Pas nje dueli spektakolar ne provat zyrtare ishte Lorenzo ai qe siguroi pole-position-in teksa e pilotoi motorin e tij Yamaha me kohen 1 minute 43 sekonda e 790 te mijtat. Megjithate Doktori ishte aty shume prane 28-vjecarit nga Majorka. Vetem 81 te mijtat me e ngadalte se ajo Lorenzos ishte xhiroja e shpejte e vendosur nga Rossi. Pas tyre u rendit Marc Marquez. Ne shtepine e Hondas kampioni ne fuqi regjistroi nje kohe me te ngadalte me dicka me pak se gjysemn e sekondit ne krahasim me bashkekombasin e tij. 5-shja e pare ne nisje ne garen e Motegit do te kompletohet nga dy pilotet e Ducatit, italianet Andrea Doviziosso dhe Andrea Iannone. Vetem vendi i 6-te per pilotin tjeter te Repsol Hondas, Daniel Pedrosa, ndersa pas tij u pozicionuan Aleix Espargaro, Cal Crutchlow dhe Bradley Smith. Frike per Alex De Angelis ne provat e fundit te lira. Mes ktheses numer 9 dhe asaj numer 10-t, piloti nga San Marino pesoi nje aksident te rende duke u transportuar menjehere ne spital. Gjithsesi lajmi i mire eshte se De Angelis eshte i vetedijshem dhe arrin te marre fryme normalish