Motrat trinjake kualifikohen per ne RIO 2016

Lidhur me artikullin:

Motrat trinjake nga Estonia: Leila, Liina dhe Lily Luik, kane shkruar historine e sportit boteror, duke u bere trinjaket e para qe kualifikohen ne nje Olimpiade. Liina dhe Lily ishin kualifikuara qe me pare, ndersa dje ka prere nje bilete per ne “Rio 2016” edhe Leila. Dhe, te trija do te garojne ne maratone. Nje lajm qe natyrisht ka bere xhiron e botes dhe kur te zhvillohet gara ne gusht, ato do te bejne serish lajm kur te garojne ne rruget e Rios.

Ato realizuan nje enderr qe e ndiqnin qe nga viti 2010, kur dhe nisen te garojne seriozisht ne garen e maratones. Rregullorja lejon qe ne maratone te marrin pjese maksimumi 3 atlete nga nje shtet dhe aktualisht ato jane te trija te kualifikuara, duke qene se kane kapur normen e lejuar nga IAAF-i. Por para se te nisnin te merreshin me atletike, ato kane provuar te kene sukses ne danc dhe not. Tri motra binjake bukuroshe, qe natyrisht do te bejne per vete edhe fansat e Olimpiades.

Sy bojeqielli, floke te verdha, vajza tipike nordike, te bukura dhe plot rrezatim, ato shpresojne te realizojne ne “Rio 2016” endrren per medalje. Ato garojne ne Estoni me skuadren e Academic Sports Club Tartu dhe jane kampione ne garat e gjata ne vendlindjen e tyre. Natyrisht qe kohet e tyre nuk krahasohen me ato te atleteve kampione, si ne 10 mije metra ashtu dhe ne maratone, por fale fames qe kane fituar kane ditur te bejne per vete mediat e fansat. Dhe tani, ne “Rio 2016”, te gjithe do t’i veshgojne gjate gares.

trinjaket