Mourinho i pakënaqur me merkaton. “Nuk është skuadra që kam menduar”

Jose Mourinho u shfaq shumë i zhgënjyer pas skadimi të merkatos në hyrje në Premier League, pasi drejtuesit e Manchester United nuk blenë asnjë nga futbollistët që kërkonte portugezi. “Djajtë e Kuq” ofruar 18 milionë paundë për Diego Godin në momentet e fundit, por uruguaiani vendosi të zgjaste bashkëpunimin me Atletico.

“The Special One” kishte paralajmëruar se skuadrën e tij e priste një sezon shumë i vështirë nëse nuk do të arrinte të ofronte të paktën edhe një futbollist cilësor. Gjatë merkatos së verës United shpenzoi vetëm 75 milionë paundë për Fred, Diogo Dalot dhe Lee Grant. Gjithsesi, Mourinho duhet të gëzohet për faktin se nuk lejoi largimin e Paul Pogbasë, pavarësisht se Mino Raiola bëri presionet nga më të mundshmet që klienti i tij t’i bashkohej Barcelonës. Në lidhje me aktivizimin e mundshëm të francezit që në ndeshjen hapëse të Premier League-s, sonte në mbrëmje ndaj Leicester City, portugezi i shpreh:

 

 

“Unë mendoj se Pogba është i lumtur dhe ka shumë dëshirë për të punuar. Eshtë një nga lojtarët, me të cilët duhet të flas, për të parë se si ndihen fizikisht dhe mentalisht, sepse janë kthyer vetëm ditët e fundit. Por, është e njëjta bisedë si me Young, Fellaini, Lingard. Nëse ata mendojnë se mund të na ndihmojnë kundër Leicester, 20 minuta, 10 minuta, gjysmë ore…. Nuk kemi shumë zgjidhje, kemi nevojë për kontributin e të gjithë lojtarëve që tani.”

Mourinho e ka të qartë se për momentin nuk mund të rivalizojë me ekipet më të forta të Premier Leagues. Pa përmendur emra, ai shtoi se nga nëntori dhe dhjetori do të kuptohet se cilat skuadra do të jenë pretendente.