Mourinho kerkon Elseid Hysaj. Gati te jape Darmian dhe para

Jose Mourinho kembengul per te transferuar Elseid Hysajn ne Old Trafford. Sipas ESPN, trajneri portugez eshte gati t’i beje nje oferte konkrete klubit te Napolit, ndonese do te jete e veshtire qe mbrojtesi shqiptar te shkeputet qe ne janar nga San Paolo. Gjithsesi me nje propozim te qarte dhe te leverdishem per presidentin De Laurentiis, ne vere Hysaj mund te behet pjese e Premier League.

Te United jane te bindur se kane ne dispozicion karten e duhur per ta arritur kete marreveshje. Behet fjale per mbrojtesin itlaian Darmian, i cili nuk po pershtatet me skemat taktike te Mourinhos. Ish-futbollistin e Torinos, Napoli e pelqente dy sezone me pare keshtu qe ekzistojne premisat qe drejtuesit e te dy klubeve te bien dakord per nje shkembim te mundshem, plus nje sasi te konsiderueshme parash ne arkat e skuadres italiane.

Vetem pak muaj me pare Elseid Hysaj rinovoi kontraten me Napolin me nje klauzole largimi 50 milione euro, e vlefshme vetem per jashte Italise. Pikerisht ky eshte detaji qe mund te shfrytezoje Mourinho per te venen nen urdhrat e tij mbrojtesin e kombetares shqiptare veren e ardhshme.