Mourinho kerkon Morata. Gati 60 milione euro

Lidhur me artikullin:

Manchester United eshte shprehur i gatshem te paguaje 60 milione euro per sulmuesin Alvaro Morata.

23-vjeçari, i cili u transferua te Juventus nga Real Madrid ne vitin 2014, ne javet e fundit eshte lidhur me nje transferim te Arsenal dhe Chelsea.

Madridi pritet te shfrytezoje klauzolen per riblerjen e sulmuesit per 30 milione euro, ndersa pritet ta shese ate te njera prej klubeve angleze.

Sipas gazetes “Marca”, menaxheri i ri i United, Jose Mourinho, deshiron te transferoje Moratan dhe per te eshte shprehur i gatshem te paguaje deri ne 60 milione euro.