Mourinho ne telashe. Federata angleze mund ta perjashtoje

Per transferten e radhes te Manchester United ne Uells, Jose Mourinho mund te mos jete i grumbulluar. Kjo eshte hipoteza e pabesueshme qe mberrin nga Anglia, pasi Federata e Futbollit ka vendosur edhe njehere ne objektiv trajnerin portugez. Trajneri i “Djajve te Kuq” ka perfunduar nen vezhgim per deklaratat e tij ne vigjilje te ndeshjes kunder Liverpool dhe per sjlljen e tij pas perjashtimit dhe denimit te fundit te ndodhur ne ndeshjen me Burnleyn. Federata Angleze ne fakt ka hapur tashme nje dosje kunder “Special One”, per faj te fjaleve te thena prej portugezit per caktimin e gjyqtarit Anthony Taylor, i kontestuar para ndeshjes ndaj “Te Kuqve” te Jurgen Klopp. I pakenaqur, Mourinho ka perkeqesuar edhe me tej situaten e tij gjate javes se kaluar, duke i dhene orientime futbollisteve te tij nga tribuna, ku kishte perfunduar pasi u perjashtua nga pankina prej gjyqtarit, per protesta ndaj ketij te fundit.

Pasi ka regjistruar me dhjetra skualifikime ne karriere, trajneri luzitan eshte tashme prane perjashtimit te tij te pare nga stadiumi. Nje sanksion ky qe do t’i ndalonte Mourinhos hyrjen ne stadium. Federata Angleze e Futbollit ne oret e ardhshme do te vendose mbi perjashtimin ose jo te trajnerit te United, qe nuk eshte i ri dhe pa eksperience ne lidhje me denimet. Sezonin e kaluar, ne fakt Mourinho u denua me perjashtimin nga stadiumi pas sulmit ndaj gjyqtarit Moss, qe sipas trajnerit ishte fajtor pasi nuk gjykoi ne menyre te drejte sfiden mes Chelseas dhe West Ham. Ne ate rast Mourinho ia hodhi me denimin me kusht prej nje viti. Pasi perfunduar 12 muajt, ish-trajneri i Real Madrid eshte ndeshkuar tashme serish dhe rrezikon seriozisht te mos asistoje ne transferten e radhes ndaj Swanseas.