Mourinho ne telashe. Kunder Arsenal me mungesa te shumta ne skuader

Lidhur me artikullin:

Skuadra e Jose Mourinho do te prese rivalet e Arsenal ne “Old Traford” te dielen, me synimin per te marre nje fitore qe do t’i mbante akoma ne loje per titullin. Por Mourinho duhet te perballet me nje krize demtimesh, teksa disa prej lojtareve kyç te ekipit jane ne dyshim per ndeshjen. Zlatan Ibrahimovic eshte i skualifikuar pas kartonit te peste te verdhe te marre ne kete sezon ne ndeshjen e fituar 3-1 nga United kunder Swansea ne javen e fundit te kampionatit anglez. “Special One” nuk do te kete ne dispozicion as mbrojtesit Eric Bailly, Chris Smalling dhe Antonio Valencia, qe kane pesuar demtime afatgjata. Tani ka dyshime edhe per gjendjen fizike te Luke Shaw, Marouane Fellaini dhe Wayne Rooney.

Rooney eshte larguar nga kombetarja e Anglise, para miqesores me Spanjen, per shkak te nje problemi ne gju. Fellaini ka marre nje goditje ne sfiden kunder Swansea-s dhe nuk ka luajtur ne ndeshjet e Belgjikes. Shaw ka dhimbje ne kemben qe ka thyer sezonin e kaluar. Manchester United ka fituar vetem nje ndeshje ne pese takimet e fundit te luajtura ne Premier League, por ka bere nje nga paraqitjet me te mira te sezonit ne javen e 11-te te kampionatit. Aktualisht ata jane gjashte pike mbrapa Arsenal-it dhe vendeve qe sigurojne kualifikimin ne Champions League. “Djajte e Kuq” nuk kane humbur ne kampionat ndaj “Topçinjve” qe nga shtatori i 2006-es.