Mourinho: “Pogba duhet te harroje cdo gje dhe te luaje vetem futboll”

Lidhur me artikullin:

Mesfushori francez Pogba nuk ka shenuar apo te kete pergatitur nje gol ne kater ndeshje qe kur u rikthye ne “Old Trafford” nga kampionet italiane Juventus. Gjithsesi, Mourinho thote se ai ka shume besim te 23 vjeçari dhe insiston se paraqitjet e tij do te permiresohen.

“Lojtari qe theu rekordin e transferimeve gjithmone ka per te qene nen vezhgim konstant, por une dua qe Paul t’i harroje keto gjera,” shprehet portugezi. “Ai luajti ne finalen e Euro 2016, shkoi me pushime, dhe me pas nuk kishte faze pergatitore. Eshte normale qe pas ndeshjes se pare ai te kete pesuar nje renie. Jam plot besim pasi e di qe eshte nje djale i mire me shume ambicie, keshtu qe forma do te vije vetvetiu.”

United ka humbur dy ndeshjet e fundit kunder Manchester City ne Premier League dhe Feyenoord ne Europa League, dhe humbja ne Watford te dielen do te shenonte ecurine me te keqe te ekipit qe ne dhjetorin e kaluar.

Por Herrera thote:

“Lojtare si Pogba dhe Zlatan Ibrahimovic erdhen pjeserisht se ky eshte nje klub i madh – por edhe pasi Mourinho eshte ketu. Mentaliteti i tij eshte shume i nevojshem per kete klub. Nese je nje lojtar i sinqerte, ai do te jete nje trajner i sinqerte me ty.”