Mourinho rikthen Schweinsteiger ne skuadren e pare. “Moment delikat. Duhet te jemi te gjithe te bashkuar”

Lidhur me artikullin:

Mesfushori gjerman Bastian Schweinsteiger iu bashkua ekipit te pare te Manchester United ne stervitje per here te pare nen drejtimin e Jose Mourinho-s. 32 vjeçari kishte muaj qe stervitej veçmas ose me ekipin rezerve. Diten e hene, Schweinsteiger me ne fund u rikthye me shoket e ekipit. Duke folur per shtypin ne prag te ndeshjes se Europa League kunder Fenerbahce, Jose Mourinho eshte pyetur rreth vendimit te tij per te rifutur Schweinsteiger ne ekip.

“Schweinsteiger eshte rikthyer. E morem kete vendim diten e enjte. E telefonuam te premten ne menyre qe t’i bashkohej ekipit te henen.”

“Ishte nje vendim i bazuar ne faktin se jemi ne nje moment kur te gjithe duhet te jene te bashkuar. Duke pare Schweinsteiger dhe menyren se si eshte stervitur veçmas si nje profesionist i vertete çdo dite, mendojme se eshte vendimi i duhur qe ai te rikthehet ne ekip. Do te jemi me te pergatitur, ne kondicion me te mire, nese ai vendos te largohet nga klubi. Per momentin nuk kemi emergjence ne mesfushe si ç’kemi ne mbrojtje nese kemi probleme ne mesfushe, ai eshte nje opsion per ne. Eshte nje vendim qe mund t’i beje mire ekipit.”