MTV shpall nominimet per Music Awards. Beyonce me 11 nominime

Music Awards, ka shpallur nominimet per edicionin e ketij vitit.

Ashtu siç edhe pritej, Beyonce “udheheq” me numrin me te madh te nominimeve, plot 11, ndjekur me pas nga Adele me 8, Drake me 6, Ariana Grande me 5 dhe Rihanna me 4.
Nominimet jane bere publike ne Facebook, me ane te “Live Video”, perveç kategorise“Video Of The Year”, nominimet e se ciles jane shkruar ne nje mur.

Kjo eshte njekohesisht edhe kategoria me e rendesishme e mbremjes, ku perplasen “titanet” e muzikes se ketij viti: Adele me “Hello”, Beyonce me “Formation”, Drake me “Hotline Bling”, Justin Bieber me “Sorry” dhe Kanye West me “Famous”.

Ne kategorine “Best Female Video”, “Hello” e Adele konkurron “Formation” te Beyonce-s,“Cheap Thrills” te Sia-s, “Into You” te Ariana Grande-s dhe “Work” te Rihanna-s.

Kurse per “Best Male Video”, Drake synon te munde “Don’t” te Bryson Tiller, “This Is What You Came For”te Calvin Harris, “Famous” te Kanye West dhe “Can’t Feel My Face” te The Weeknd, me “Hotline Bling”.

“Best Collaboration” do te shkoje per “Freedom” te Beyonce-s dhe Kendrick Lamar, “Work From Home” te Fifth Harmony dhe Ty Dolla $ign, “Let Me Love You” te Ariana Grande dhe Lil’ Wayne, “This Is What You Came For” te Calvin Harris dhe Rihanna-s ose per “Work” te Rihanna dhe Drake.

Trofete e ketyre kategorive do te ndahen te Dielen e 29 Gushtit ne Madison Square Garden, New York. Si gjithmone, MTV VMAs priten te dhurojne nje spektakel te vertete edhe kete vit.