Muharrem Can: Shqiperia, nje treg premtues per investitoret turq

RUDINA HOXHA 

Ne prag te vizites historike te Kryeministrit Turk, Recep Tayyip Erdoğan ne Shqiperi, me 14 maj, Keshilltari tregtar ne Ambasaden Turke ne Tirane, Z. Muharrem Can nenvizoi ne nje interviste ekskluzive per InfoAlbania ritmin ne rritje te investimeve turke ne Shqiperi. .

“Pavaresisht krizes globale ekonomike, investimet turke ne tre vitet e fundit jane rritur me 50%. Sidomos gjate kesaj kohe, une besoj se kompanite turke kane dhene nje kontribut domethenes jo vetem ne zhvillimin ekonomik te Shqiperise por edhe ndaj papunesise,” tha Can.

Sipas tij, tregu shqiptar eshte shume premtues per investitoret turq sidomos ne fushat e energjise dhe minierave.

Cilat jane projektet kryesore midis Shqiperise dhe Turqise ne fushen e tregtise?

Maredheniet midis dy vendeve tona kane qene tradicionalisht miqesore ne saje te faktoreve kultirore dhe historike. Nga ana tjeter, maredhenia ekonomike eshte fuqizuar ne vitet e fundit. Ne kemi bazen kryesore te maredhenieve dypaleshe tregtare e cila eshte “The Free Trade Agreement,” (Mareveshja e Lire Tregtare) e nenshkruar ne 2006. Me qellim plotesimin e kuadrit ligjor te maredhenieve tona dypaleshe tregtare dhe ekonomike, Turqia dhe Shqiperia kane nenshkruar gjithashtu nje sere mareveshjesh perfshire Mareveshjen e Nxitjes dhe Mbrojtjes se Investimeve Dypaleshe (Bilateral Investment Promotion and Protection Agreement) (1996) dhe Mareveshjen e Menjanimit te Takses se Dyfishte (1996), Mareveshjen e Bashkepunimit Ekonomik, Tregtar, Industrial dhe Teknik dhe te tjere.

Nese i hedhim nje sy maredhenieve tregtare dypaleshe, Turqia eshte nje nga te paktet partnere konstant qe ka sjelle nje rritje te pergjithshme ne shkembimet tregtare dhe ka mbuluar nje 6% te qendrueshme te shkembimeve te pergjithshme tregtare.

Pergjithesisht, kompanite turke ne Shqiperi operojne ne fushen e telekomunikacionit, sistemit bankar, ndertimit dhe minierave. Ka me shume se 100 ndermarrje te vogla dhe te mesme qe operojne aktualisht ne Shqiperi.

Cila eshte kostoja totale e projekteve bilaterale?

Deri ne vitin 2013, investimet direkte te kompanive turke ne Shqiperi kane arritur shifren e me shume se 1 miliard dollareve. Vetem vitin e fundit, Investimet e Huaja Direkte Turke kane arritur vleren e 270 milion dollar. Gjithashtu, nje tender i rendesishem ne sektorin e ndertimit u fitua nga dy kompani konsorcium turke. Nga ana tjeter, Turqia rezultoi vendi i katert me i madh eksportues ne 2013. Pavaresisht krizes globale ekonomike, investimet turke ne tre vitet e fundit jane rritur me 50%. Sidomos gjate kesaj kohe, une besoj se kompanite turke kane dhene nje kontribut domethenes jo vetem ne zhvillimin ekonomik te Shqiperise por edhe ndaj papunesise. Pra, nuk eshte ndonje surprize qe Turqia u deklarua nga qeveria shqiptare si nje nga partneret strategjike te vendit tuaj se bashku me Italine dhe Greqine.

Me qellim pasjen e nje ideje te qarte lidhur me shperndarjen e investimeve direkte turke, sipas sektoreve te caktuar, mund te shikoni grafiken e meposhtme:

Untitled-2

Burimi: Turkish Office of the Commercial Counsellor

Forumi i pare i bashkepunimit ekonomik midis Shqiperise dhe Turqise u mbajt se fundmi ne Tirane me pranine e Kryeministrit Shqiptar, Edi Rama. Cili ishte ndikimi i tij ne zhvillimin e metejshem te baskepunimit dypalesh?
Po, ishte forumi i pare midis qverise shqiptare dhe Dhomes se Tregtise Turko-Shqiptare. Ky Forum diskutoi problemet kryesore me te cilat ballafaqohen investitoret e huaj ne Shqiperi nderkohe qe i mori parasysh sygjerimet e tyre. Ai gjithashtu identifikoi fushat prioritare te investimeve, forcoi edhe me tej koordinimin me qeverine shqiptare si dhe inkurajoi kompanite turke qe te qendrojne me tej ne Shqiperi.

Sipas pikepamjes suaj, çfare mund te behet me shume ne fushen ekonimike nga te dy vendet?
Tregu shqiptar eshte shume i rendesishem per investitoret turq sidomos ne fushat e minierave dhe ate energjitike. Ka kompani shume te njohura turke qe jane te gatshme te investojne ne sektoret e minierave dhe hidrocentraleve. Pra, duket se Shqiperia eshte nje treg premtues per kompanite tona.
Nga ana tjeter, megjithese sektori i bujqesise eshte ne zhvillim, ai ende operon nen potencialin e tij real. Mendoj se permiresimi i cilesise se produktit, adoptimi i standarteve dhe certifikimi i proceseve prodhuese do ta beje bujqesine nje nder sektoret me kontribues per ekonomine e vendit.
Ju e dini se Turqia eshte aktualisht destinacioni turistik me popular ne bote, i radhitur ne vendin e gjashte. Ai terheq plot 30 milion turiste çdo vit dhe numri vazhdon te rritet. Ne vitin 2013, numri i turisteve ne Turqi u rrit me 15%.
Rritja dinamike dhe e vazhdueshme e industrise turke te turizmit mbetet e papenguar nga efektet negative te krizes financiare globale nderkohe qe ka ende potencial te madh te pashfrytezuar ende. Bashkepunimi ne fushen e turizmit dhe eksperienca e kompanive te medha te njohura ne kete sector do te jete nje mundesi e madhe per zhvillimin e sektorit turistik shqiptar. Personalisht, uroj me shume pushues turq te vizitojne Shqiperine.

Çfare mendojne investitoret turq per klimen e biznesit ne Shqiperi?
Avantazhet kryesore te Shqiperise jane te shumta. Si per shembull, paga fikse qe eshte me e uleta ne rajon, pozicioni qendror qe Shqiperia gezon gjeografikisht si dhe avantazhet logjistike ne krahasim me fqinjet e tij. Burimet natyrore si minierat dhe turizmi jane sektore qe kane avantazhe per investitoret e huaj. Vendi juaj eshte i pasur ne baker, krom dhe nafte.
Ketu nuk ka probleme etnish. Nje perqindje e madhe e popullesise ne kete vend eshte e re, me te rinj se 30 vjeç dhe kjo eshte nje avantazh i madh per investitoret e huaj.
Nga ana tjeter, ka disa situata te pafavorshme ndaj investitoreve. Burokracite, mungesa e infrastruktures dhe ligjet sa i takon taksave, apo mungesa e zonave industriale jane pengesat kryesore ndaj investitoreve te huaj.
Per ta permbledhur, megjithese Shqiperia ka disa probleme, perseri ja vlen te investosh ne te.