Muller dhe Lahm. “Duhet te kemi kujdes nga Juventus. Jane te paparashikueshem”

Lidhur me artikullin:

Ne Gjermani e kane quajtur “heisser Tanz”, qe fjale per fjale do te thote kercim i nxehte, por ne te vertete nuk ka asnje lidhje me “Dirty Dancing”. Vallezimi ne fjale eshte perdorur nga Thomas Muller per te pershkruar Bayern-Juventus, qe do te jete nje ndeshje e “nxehte”. Nje perballje qe shqeteson lojtarin bavarez:

“Juventus do te jete e kujdesshme, ne do te kerkojme te dominojme dhe te shfrytezojme mundesite qe ne fillim, – ka thene sulmuesi. – Jam optimist, por edhe i kujdesshem sepse e di se Juventus ka realizuar dy gola ne menyre te befasishme ne ndeshjen e pare. Do te jete nje beteje e ndezur, ashtu sicc duhet te jete nje sfide e Champions League”.

“Ndoshta eshte nje ndeshje qe ka ardhur me shpejt se duhet, duke pare se jemi vetem ne 1/8-at e ketij kompeticioni, por ky eshte futbolli. Pres me padurim qe te zbres ne fushe”.

Ne ndeshjen e pare Muller ka humbur nje rast te paster ne fillimin e takimit, gabim qe e ka shlyer duke zhbllokuar ndeshjen para se Robben te shenonte golin e dyte. Gjithsesi, dy golat e bardhezinjve kane lene gjithçka te hapur. Bayern mbetet favorit, por bardhezinjte do te kerkojne te shfrytezojne mundesite e tyre.

Edhe Philipp Lahm ka nenvizuar pikat e forta te rivaleve:

“Juvja nuk do ta kete problem ta mbaje ndeshjen me rezultatin 0-0 deri ne fund, – ka thene ai. – Bardhezinjte jane te rrezikshem: jo te gjithe ekipet jane ne gjendje te presin qe kundershtari te beje nje gabim, kurse ata kane eksperiencen e duhur per ta bere kete”.