Muller: “Humbje qe Sammer u largua. Synojme tripleten”

Lidhur me artikullin:

Sulmuesi bavarez Thomas Muller eshte i sigurt, se pas lamtumires se drejtorit sportiv Matthias Sammer lojtaret veterane te ekipit duhet te japin me shume gjate ketij sezoni:

“Sammer vezhgonte shume, dhe sa here shihte ndonje problem potencial vinte e na thoshte ne lojtareve kryesore. Kete gje duhet ta bejme vete tani,” shprehet lojtari i perfaqesueses gjermane gjate nje interviste per spox.com.

Teksa Muller eshte duke u çlodhur nga turneu i mundimshem i Evropianit, trajneri i tij i ri ka filluar punen per sezonin e ri. por kontakt pa pasur midis te dyve, megjithese nuk jane pare akoma.

“Ai eshte prezantuar shkurt dhe me ka shpjeguar se çfare tipi eshte. Une mendoj se ai i pershtatet FC Bayern.” Se çfare roli do te jape italiani ai nuk e di akoma: “Nuk folem rreth kesaj çeshtje, ishte me shume nje prezantim i pergjithshem.”

Muller mendon se perveç Champions League, edhe Bundesilga eshte shume e rendesishme, dhe shume e veshtire per t’u fituar, pasi zgjat per tete muaj. Gjithsesi, Muller shpreson te tripleta:

“Kualitetin e kemi. Ne jemi super favoritet per te fituar kampionatin dhe kupen, dhe nese do te fitonim edhe Champions League, me siguri qe do te ishte qershia mbi torte.”