Muller: “Jam kurioz qe te shoh Bayern te ketij sezoni”

Lidhur me artikullin:

Kampionati Evropian ka perfunduar dhe Gjermanise nuk i shkoi sipas planeve: humbi ne gjysmefinale me Francen. Thomas Muller qe deshtaku me i madh i kampioneve te botes gjate turneut. Si per inat, nje fat i keq e ndoqi bavarezin edhe ne Champions League, teksa ne gjysmefinalen e dyte te Champions League ai humbi nje penallti kunder Atletico Madrid. E gjitha kjo kaloi!

Tani 26-vjeçari Thomas Muller e ka mendjen tjeterkund: thjesht sezoni i ri futbollistik! Mesfushori i Bayern eshte me te vertet i emocionuar per fillimin e Bundesliges, ku do te tentoje te rikthehet ashtu siç vetem ai eshte: dhelper ne zone, me ecejake te çuditshme, efikasitet vdekjeprures dhe … te qeshura pafund. I ka prenotuar, jane te tijat, askush nuk ia cenon ne Mynih.

“Ne fakt, jam paksa kurioz te shoh se si do te jete kur ne, lojtaret e kombetares, pas turneut ne Shtetet e Bashkuara te nisim stervitjen serish. Ka pasur disa ndryshime ne klub, ardhja e trajnerit te ri Carlo Ancelotti dhe doreheqja e drejtorit sportiv Matthias Sammer”, – tha Muller ne nje interviste per revisten gjermane “Sport Bild”. Gjermani, i cili aktualisht eshte ende me pushime, shtoi: “Kam ndjesine se ky vit mund te jete shume i suksesshem per Bayernin, por edhe emocionues.”

Muller e sheh te sigurt mbrojtjen e titullit kampion, ndonese Bayern ka blere dy lojtare te klasit boteror si Mats Hummels dhe Renato Sanches.

“Dortmund ka transferuar shume lojtare me cilesi te medha. Situata nuk ndryshon: e llogaris pas nesh duke luftuar per titullin”, – perfundoi gjermani.