Mungesa e transparences nga ana e bankave private, verejtje nga BSH dhe BERZH

Banka e Shqiperise kritikoi bankat private per mungese transparence per menyren se si qeverisen dhe marrin vendime, duke perfshire politikat e shperblimeve te drejtuesve.

“Bankat kane mungese transparence dhe nuk publikojne informacion mbi mbledhjet e aksionereve, procesin e seleksionimit, praktikat e kualifikimit dhe politiken e bonuseve dhe shperblimeve speciale. Te gjithe keta elemente duhen permiresuar sepse gjenden ne kete situate prej shume vitesh”, deklaroi Deniz Derralla, drejtor i mbikeqyrjes ne BSH.

Qeverisja e bankave u shnderrua nje nga çeshtjet me te nxehta te politikes globale pas krizes financiare te vitit 2008. Ne Shtetet e Bashkuara, presidenti Obama ndermori reforma radikale nga kufizimi i pagesave per bankieret deri tek masat shtrenguese per rritjen e transparences.

“Ne kemi vleresuar gjithashtu edhe indeksin e qeverisjes se bankave. Ajo qe kemi vene re eshte se gjate krizave qeverisja e bankave perkeqesohet dhe indeksi ulet”, tha me tej Derralla.

Banka e Shqiperise ka kontraktuar Banken Europiane per Rindertim dhe Zhvillim, si dhe Koorporaten Financiare Nderkombetare, qe ta ndihmojne ne forcimin e mbikeqyrjes bankare.

“Ajo qe ne planifikojme te bejme eshte nje rishikim total i kuadrit ligjor dhe te propozojme rekomandime per te ndihmuar Banken e Shqiperise te permiresoje mbikeqyrjen, veçanerisht sa i takon riskut, qeverisjes se brendshme te bankave, zbatimit te ligjit dhe auditin e brendshem”, tha Gian Piero Cigna nga BERZH.

/Top-Channel