Murray: "Jam ne gjendje te fitoj US Open"

Andy Murray perpiqet te inkurajoje veten ne prag te US Open, duke thene se momentalisht eshte ne forme me te mire, ne krahasim me dy vjet me pare, kur triumfoi ne New York. Qe nga suksesi epik ne Wimbledon kunder Novak Djokovic, per tenistin skocez kane kaluar plot 13 muaj pa asnje titull. Gjithsesi, Murray eshte stervitur intensivisht ne Florida me ndihmen e trajneres se re Amelie Mauresmo dhe tani ai ndihet se eshte gati te tregoje muskujt perballe pretendenteve kryesore ne US Open. “E dine te gjithe se kam patur probleme me shpinen ne 18 muajt e fundit, keshtu qe nuk kam patur dot mundesine qe te jem ne formen me te mire. Ne Miami jam stervitur shume dhe tani ndihem jashtezakonisht mire. Mund te them me bindje se kaq mire nuk kam qene prej kohesh dhe per kete duhet te falenderoj edhe trajneren time”. Mungesa e kampionit Rafael Nadal ne US Open mund ta beje me te lehte misionin per titull ne turneun amerikan, megjithate Murray shprehet se tenisi i sotem ka te tjere emra shume te forte. “Do te jete nje tur i hapur dhe plot rivalitet pasi jane shume teniste te rinj qe luajne mire dhe jane te forte, ashtu si te tjeret qe kane me shume eksperience. Per mua US Open do te nise me Robin Hasse, me te cilin kam patur disa duele te veshtira ne te shkuaren. Hasse eshte nje tenist i forte, prandaj nuk duhet nenvleresuar”, ka deklaruar Murray.