Murray ne histori. Rikthen pas 79 vitesh kupen Davis ne Britani

Lidhur me artikullin:

Andy Murray ishte vendimtar, duke bere qe Britania e Madhe te fitoje Kupen Davis, duke nderprere pritjen 79-vjeçare.

Skocezi 28-vjeçar, qe ne vitin 2013 u be britaniku i pare qe triumfoi ne Wimbledon pas 77 vitesh, realizoi piken vendimtare te suksesit 3-1 ne finalen kunder Belgjikes.

Ne token e fushes se mbyllur te tenisit, Murray mposhti ne tre sete numrin 1 te ekipit belg, David Goffin, 6-3 7-5 6-3, duel qe zgjati afro tre ore.

Per Britanine e Madhe ky eshte suksesi i dhjete ne Kupen Davis, por i pari prej vitit te larget 1936, ne ate periudhe ishte Fred Perry ai qe udhehoqi britaniket te suksesi.

Ne palmaresin e turneut, ekipi britanik i tenisit tashme pozicionohet ne vendin e trete, pas Australise qe kryeson me 39 fitore dhe Shtetet e Bashkuara qe kane 32. Ne anen tjeter, Belgjikes i duhet ende te prese per ta fituar per here te pare Kupen Devis.

Kapiteni i ekipit britanik, Leon Smith vleresoi “paraqitjen e shkelqyer te Murray, qe gjate ketij viti arriti te bente gjithçka”, ndersa u shpreh krenar per te gjithe skuadren.

Murray e cilesoi vitin qe po mbyllet si mjaft te veshtiresi, megjithe theksoi se asnjehere me pare nuk e kishte provuar “ndjesine e nje triumfi te tille”, si ky ne Kupen Davis.

Me 11 fitore ne po kaq ndeshje te zhvilluara gjate vitit kalendarik, 8 ne sfidat teke dhe 3 ne dyshe, Andy Murray eshte shfaqur vertete i pathyer me fanellen e kombetares.