Murray nuk has veshtiresi kunder Dimitrov

Lidhur me artikullin:

Pas kater tenisteve Djokovic, Federer, Wawrinka dhe Marin Cilic prenoton bileten per ne turneun final gjithashtu Andy Murray, i cili ne fazen e 1/8 zhvilloi nje nder ndeshjet me te mira te vitit, duke eliminuar tenistin bullgar Grigor Dimitrov. Ne Pallatin Omnisports ne Paris – Bercy u vune perballe njeri –tjetrit numrat 8 dhe 11 te botes, megjithate krejt ndryshe nga takimet e fundit ndermjet tyre Murray u shfaq dominues, duke humbur madje vetem 3 pike gjithsej ne servis, ne sherbimet e para. 27-vjecari skocez kishte humbur dy ndeshjet e fundit mes tyre, megjithate ne Court Central e theu plot tre here ne sherbim 23-vjecarin ballkanas, me Dimitrov qe per t’u kualifikuar per ne Londer muajin e ardhshem duhej minimalisht te shkonte deri ne fazen gjysmefinale. Murray mposhti 6-3, 6-3 ne vetem 68’ numrin 11 te botes duke marre hak njekohesisht per ate humbje poshteruese 3-0 ne Wimbledon, gjithsesi kjo ishte perballja e trete per keta dy teniste ne vitin 2014 dhe tenisti britanik tashme udheheq 4-2.

Mbeten thjesht kater teniste: Nishikori, Berdych, Ferrer dhe Raonic per te zene tre vendet e mbetur qe te dergojne ne Atp World Tour Finals, sidoqofte dy te paret jane shume prane kualifikimit dhe vetem nje fitore larg per te garantuar pjesemarrjen e tyre ne kryeqytetin britanik, ndersa Ferrer ne krahun tjeter e ka shume shume te veshtire per t’u kualifikuar per here te gjashte ne turneun permbylles, pasi duhet te mbroje 600 piket e finales, e mbi te gjitha tenisti iberik eshte shortuar ne pjesen e siperme, ne krahun e Novak Djokovic. Vete Ferrer nuk pati aspak probleme dhe mundi madrilenin Fernando Verdasco ne vetem 55’, duke humbur vetem tre game gjithsej, nderkaq Milos Raonic ishte vertet me teper fat qe e mbylli ndeshjen e tij ne vetem dy sete. Tenisti nga Podgorica triumfoi 84-80 me pike ndaj spanjollit Roberto Bautista – Agut duke fituar ngushtesisht takimin, 7-5, 7-6 ne 1h 45’. Ne ndeshjen e pare te dites Tomas Berdych dominoi veteranin spanjoll Feliciano Lopez dhe siguroi suksesin e radhes me shifrat 7-5, 6-3, ndersa Kei Nishikori siguroi fitoren e 4 ne 5 perballjet me francezin Jo-Wilfried Tsonga. Tenisti nipon iu rikthye ndeshjeve pas nje shkeputjeje 3-javore, ndersa Tsonga ne krahun tjeter kishte plot nje muaj qe qendronte larg fushave te lojes, sidoqofte te tenisti me origjine kongoleze ishin varur shpresat e vetme per te patur nje tenist vendas ne fazen cerekfinale. 24-vjecari japonez e theu ne servis Tsongan ne gamen e dhjete te setit final duke fituar gjithe sfiden me rezultatin 6-1, 4-6, 6-4. Ndeshja me e forte e dites rezultoi perballja Kevin Anderson – Stanislas Wawrinka. Tenisti nga Afrika e Jugut qe mban numrin 18 ne renditjen boterore nuk u demoralizua aspak nga humbja e setit te pare ne tie break por permbysi disavantazhin duke triumfuar  6-7, 7-5, 7-3 ndaj tenistit helvet, ne nje takim qe zgjati plot 2h 50’ fale te cilit Anderson kualifikohet per here te pare mes 8 me te mireve te Mastersit Parizien.