Murray pa probleme ne raundin e dyte te Shangai Masters

As ne diten e dyte te Mastersit te Shangait nuk zbriti ne fushe asnje nga 8 favoritet kryesore per te triumfuar ne turneun kinez pasi 8 tenistet qe kryesojne renditjen Atp jane kualifikuar automatikisht ne raundin e dyte. Megjithate vemendja ishte e gjitha te Andy Murray dhe Ernests Gulbis dy tensitet qe pozicionohen ne vendin e 11-te dhe te 13-te ne renditjen Atp. Nuk hasi asnje lloj veshtiresie 27-vjecari skocez ne ndeshjen e tij perballe tenistit rus Teymuraz Gabashvili. 
Ne nje sfide qe zgjati 1 ore e 25 minuta loje Murray triumfoi 2-0 me sete me shifrat 6-1 7-5. Ne raundin e dyte britaniku do te kete perballe polakun Jerzy Janowicz i cili nga ana e tij mposhti ne nje ndeshje shume te luftuar 2-1 me sete francezin Roger Vasselin. Por nese Murray nuk pati te veshtire kalimin ne fazen tjeter nuk ndodhi e njejta gje me letonezin Ernests Gulbis i cili u thye lehtesisht nga tenisti rus Mikhail Youzhny. Vetem 5 game leshoi gjithsej 32-vjecari moskovit ndaj Gulbis me letonezin qe u shfaq shume i vogel perballe Youzhny-it. Ne raundin e dyte u kualifikua edhe Feliziano Lopez me spanjollin qe tanime duhet ti mase forcat me bashkombasin e tij dhe numrin 2 te Botes Rafael Nadal. Lopez kaloi 2-1 me sete australianin Kokkinakis.
Nuk vuajti as gjysmefinalisti i China Open Martin Klizan per te siguruar nje bilete ne raundin e dyte te Mastersit te Shangait. Sllovaku mposhti 2-0 me sete me shifrat 7-6 6-3 ne 1 ore e 10 minuta loje australianin tjeter Sam Groth. Nje ndeshje mjaft interesante ishte edhe mes Ivo Karlovic dhe tajvanezit Lu. Sfida e vlefshme per raundin e dyte u fitua pa shume probleme nga tenisti kroat, me Karlovic qe pas bashkombasit te tij Cilic hoqi qafe edhe nje prej idhujve te tifozerise vendase.