Mustafa: “Rreth 70 kosovare luftojne ne radhet e ISIS”

Lidhur me artikullin:

Kryeministri i Kosoves Isa Mustafa ka bere te ditur se numri i kosovareve qe po luftojne ne Siri dhe Irak ka rene ne me pak se 70, krahas 300 vetave sa kane qene gjate viteve te fundit. Kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se eshte keqkuptim dhe paragjykim qe Kosova te identifikohet me “lumenj” te emigranteve nga Siria, Iraku dhe Afganistani, sipas tij, gjate dhjetorit te vitit te kaluar vetem pese qytetare te vendit kerkuan azil ne BE.

Keto komente i pari i Qeverise i ka bere gjate konferences se trete nderkombetare “Germia Hill” qe po mbahet ne Prishtine, ne te cilen per dy dite rresht do te diskutohet per migrimin, luften ndaj terrorizmit dhe radikalizmit, si dhe konflikti ne Ukraine dhe Siri.

“Ne kemi arritur qe nga 13 mije azilkerkues nga Kosova qe kane kerkuar azil permes Hungarise ne shkurt te vitit te kaluar, numri ne dhjetor te vitit qe shkoi ka qene 5 persona”, ka thene Mustafa.

Shefi i Qeverise, duke folur per luftimin e terrorizmit dhe radikalizmit, tha se sipas sherbimeve shteterore, numri i kosovareve ne konfliktet ne Siri dhe Irak ka rene nga rreth 300 sa do te kene qarkulluar andej e kendej gjate viteve te fundit, ne me pak se 70 vete, qe mund te gjenden tani atje