“Na ishte njehere e nje kohe derbi i kryeqytetit”

Lidhur me artikullin:

Partizani-Tirana perben padyshim maksimumin e rivalitetit te futbollit shqiptar per sa i perket klubeve, eshte sfida me e ndier per tifozet e dy prej skuadrave me te lavdishme ne vend, ajo me spektakolarja ne shkallet e tribunave, dhe nje nder me te luftuarat ne tapetin e blerte, ndeshja qe te gjithe e presin. Por kete sezon nuk eshte e thene qe derbi te shfaqet me gjithe madheshtine e tij. Ne fazen e pare u luajt ne nje klime sureale, ishte Tirana-Partizani me e çuditshme e gjithe historise, e luajtur pa tifoze per shkak te denimit te 24 here kampioneve per ngjarjet ne takimin me Vllaznine. Pas nje perballjeje te shoqeruar nga atmosfera e akullt e shkalleve bosh te Qemal Stafes te gjithe ata qe priten derbin e rradhes per te pare nje derbi me gjithe bukurine e tij kane mbetur te zhgenjyer.

Partizani – Tirana luhet ne javen e 15, me saktesisht ne 6 dhjetor, por dhe ky do te jete nje derbi i cunguar. Pas vendimit me te fundit te Disiplines, tifozet bardheblu jane penalizuar per te mos qene ne ndeshjen me te rendesishme te jetes, stadiumi do te jete i gjithi i kuq. Si pasoje e veprimeve te perseritura te nje grushti tifozesh te papergjegjshem penalizohet Tirana, penalizohen tifozet e vertete te saj, penalizohet futbolli shqiptar. Ndeshjes me te bukur te tij, i humbet perberesi qe e ka bere te tille, rivaliteti mes tifozerive e koreografite spektakolare ne tribuna. Partizani-Tirana edhe nje here vjen e kafshuar nga dhuna, gangrene qe kerkon nje pergjigje te menjehershme nga te gjithe aktoret dhe faktoret e futbollit shqiptar, ne te kundert rrezikojme qe shume shpejt per te apasionuarit pas futbollit te mbetet vetem shprehja: “na ishte dikur derbi!”


Video: