“Na vjedhin dhe na thone budallenj”

Nga Blendi Fevziu.

Duhet te jesh budalla ta besosh! Duhet te jesh naiv te besh pyetjen si ndodhi dhe duhet te jesh i trashe qe te mos e kuptosh se vjedhja e parave ne aeroportin e Rinasit, nuk eshte as grabitje me dhune, as nje vjedhje nga ato qe ndodhin rendom, por fare thjeshte, dorezim me mirekuptim te nje shume jo te vogel. Nje shume ku palet nuk po tregohen transparente dhe ku shifra reale, po zvogelohet me here. Duke tentuar keshtu te minimalizohet edhe skandali.

Pyetja e pare shkon pertej vjedhjes dhe ka lidhje me sigurine. Qe prej 24 oresh, pas ngjarjeve te Stambollit, aeroporti i Tiranes ishte vendosur ne masa sigurie te shtuara. Police dhe forca speciale u shfaqen ne TV duke bere kontrolle dhe duke vonuar pasagjeret, nderkohe qe “hajdutet” nuk i shqetesoi askush. Imagjino, hajdutet hyne deri ne piste, pa i ndaluar askush dhe pa i shqetesuar njeri.

Nese ata do kishin pasur objektiv jo leket, por aktet e terrorit ata mund te benin ç’te donin. Mund te merrnin peng nje apo me shume avione; mund te hidhnin ne ere nje a dy prej tyre, madje mund te merrnin peng edhe vete kryeministrin bashke me delegacionin e tij sikur te ndodhej ate moment aty.

Pra, masat kunder terror, nuk paten asnje vlere, madje e nxoren gjithe planin e tyre ne nje situate komike. Ne kete rast, ose gjithe struktura ishte e paafte, ose ajo e dinte qe ata qe do hynin aty ishin thjeshte hajdute dhe nuk kishin pune me terrorizmin. Pra do merrnin ate qe ju ishte caktuar te merrnin dhe do iknin. Kjo duhet hetuar seriozisht sepse realisht, kercenon thelle sigurine e vendit. Nje vend qe nuk mund te ruaje dot pisten e aeroportit qendror, s’mund te jete i afte t’ju garantoje siguri qytetareve te tij.

E dyta, te gjitha strukturat kane falimentuar ose kane bere sikur kane falimentuar. Ekipi i sigurise privat, qe shoqeronte parate deshtoi; ekipi i sigurise se aeroportit qe eshte gjithnje aty, nuk pa gje dhe deshtoi; ekipet e gjithe llojeve te policise, qe nga ajo e rendit e deri tek rrugorja po ashtu deshtuan. Kush e njeh ate zone mund te qeshe me vete me shpjegimet e dhena. Hajdutet kane grabitur ne piste, pastaj kane ecur disa kilometra neper nje rruge te ngushte drejt Fushe Krujes. Mjaftonte nje radio policie, ose nje celular, qe patrullat e policise qe qendrojne ne kryqezimin e rruges Vore – Fushe Kruje, aty ku del rruga e Rinasit, te vendosnin makinen e tyre ne mes te rruges dhe asnje automjet te mos ecte me dot.

Ndryshe nga rastet e tjera, zona rreth aeroportit eshte bosh dhe çdo helikopter mund te shihte me qartesi ate qe ndodhte. Nuk veproi asnje dhe hajdutet iken, siç kane ikur rendom ne kete 18 muajt e fundit. Me disa miliona euro me vete dhe me nje tallje dhe perqeshje te shtetit qe diten qe kishte marre masat per nje siguri maksimale, nuk “ruajti” dot as tre veta. Qe hyne, e vodhen dhe pastaj iken.

Natyrisht qe parate e vjedhura i paguan kompania nderkombetare e sigurimit, por ato i gezon me siguri ndonje prej njerezve, ose njerezit qe zyrtarisht kane qene te ngarkuar per t’i mbrojtur. Asnje shpjegim tjeter nuk mund te kete nje histori e perseritur, ku shqiptaret perveçse i vjedhin, duan t’i bindin qe jane edhe budallenj per te besuar versionin e “grabitjes me dhune”!

/Opinion.al