Naco e konsideron te rende deklaraten e Presidentit

TIRANE – Ministri i Drejtesise, Nasip Naço e konsideron teper te rende deklaraten e Presidentit te Republikes, Bujar Nishani, se ne sistemin gjyqesor ka individe te cilet nuk kane aspak lidhje me profesionin dhe e nisin punen duke menduar zarfin. Reagimi i Ministrit te Drejtesise erdhi pas takimit me kryeprokurorin, Adriatik Llalla.

“Krahas rezultateve qe ka sistemi gjyqesor ka edhe probleme te shumta, mjafton t’i referohemi fjales se Presidentit te Republikes qe thote se gjyqtaret ne mengjes nuk mendojne si te fillojne punen, por duke marre nje zarf. Situata eshte shume e rende kur e thote presidenti, kryetari i KLSH-se. Besoj qe ka informaionin e nevojshem qe sistemi ne Shqiperi ka akoma vend per tu reformuar, pasi problemet jane te shumta.”- deklaroi ministri Naço

I pranishem ne punimet e Konferences Gjyqesore Kombetare. Presidenti tha pak dite me pare se ne sistemin gjyqesor ka individe te cilet nuk kane aspak lidhje me profesionin e gjykatesit dhe gjykates, qe e nisin punen duke menduar zarfin.

“Sistemi yne i drejtesise ka probleme. Shqetesuese eshte kur keto vijne nga veprimi apo mosveprimi i gjyqtareve. Kemi individe qe nga pikepamja profesionale nuk kane asnje lidhje me profesionin e gjyqtarit dhe demtojne padrejtesisht qytetarin dhe sistemin e drejtesise. Ka gjyqtare qe e nisin punen duke menduar zarfin e avokatit, prokurorit apo qytetarit”,- tha numri nje i shtetit shqiptar.