Naço: Te forcohen penalitetet per abuzuesit e mjedisit

Ministri i drejtesise Nasip Naço ka deklaruar sot se do te forcohen penalitetet per abuzuesit e mjedisit.
Duke folur ne konferencen me teme ‘Parandalimi i Krimit Mjedisor’, Naço tha se demet ne mjedis jane te konsiderueshme, dhe per kete arsye shtrohet nevoja e zbatimit te ligjit per mjedisit.
“Ne mjedis ka deme te konsiderueshme, ndaj ligji per mjedisin duhet te vihet ne zbatimit. Per mjedisin kemi legjislacion te konsoliduar. Duhet te ashpersohen masat penale per abuzuesit me mjedisin. Masat e deritanishme jane te pamjaftueshme. Krimi mjedisor ne disa raste i kalon kufijte shteterore. Krijimi mjedisor eshte i lidhur me krime te tjera, si me falsifikimin e dokumentave, korrupsionin, etj. Ministria e Drejtesise do te mbeshtese luften ndaj ketij krimi me ashpersimin e masave penale. Per parandalimin e krimit mjedisor duhet bashkerendim mes gjithe faktoreve qe mbulojne kete fushe”, tha Naço.