Nadal kualifikohet per ne gjysmefinalen e Londres

Lidhur me artikullin:

Ai ketij viti ne Londer eshte nje Rafael Nadal i tjetersuar. Spanjolli mesa duket ka rigjetur formen me te mire pasi fitoi edhe sfiden e dyte ne grupin B te Atp World Tour Finals. Ne 02 Arena, Nadal mposhti lehtesisht britanikun Andy Murray duke siguruar nje bilete ne gjysmefinalet e turneut te 8 me te mireve te Botes. Nje ndeshje e shpejte dhe pak spektakolare ajo mes tenistit nga Majorka dhe kundershtarit te tij skocez. 2-0 me sete me shifrat 6-4 6-1 ishte rezultati i sfides ne favor te Nadal qe per here te pare qe nga Roland Garros i vitit te kaluar mundi nje rival qe pozicionohet kaq lart ne renditje, Andy Murray per momentin mban vendin e dyte ne Bote pasi vetem pak kohe me pare parakaloi ne klasfikimin e Atp zviceranin Roger Federer. 2 suksese ndaj Wawrinkas dhe Murray vine ne momentin e duhur per Nadal, qe me paraqitjen e tij ne Atp World Tour Finals po mundohet te hedhe pas shpatullave zhgenjimet e shumta qe ka perjetuar ne vitin 2015, qe eshte edhe me i dobeti per te ne karriere.

Nderkohe mbajti gjalle shpresat e kualifikimit Stansislas Wawrinka qe ne ndeshjen e mbremjes mposhti ne 2 sete spanjollin David Ferrer me kete te fundit qe tashme nuk ka me asnje shans per te avancuar me tej. Zvicerani vuajti disi ne setin e pare te cilin e fitoi me rezultatin 7-5 ndersa me te thjeshte e pati ne te dytin ku humbi vetem 2 game. Me Nadal te kualifikuar ne ndeshjet e treta te grupit B vemendja do te jete e gjitha ne sfiden mes Wawrinkas dhe Murray qe do te vleje nje bilete ne gjysmefinalet e turneut londinez.