Nadal triumfon ne Montecarlo. Barazon Djokovic

Lidhur me artikullin:

Rafael Nadal behet per here te 9 Princi i Montecarlos. Ky eshte mastersi i pare i fituar nga spanjolli qe pas turneut te Madridit ne vitin 2014 dhe i 28 ne karriere, duke barazuar numrin 1 te botes Novak Djokovic. Nadal triumfoi 2-1 me sete ndaj francezit Monfils ne 2 ore e 47 minuta loje, per te shperthyer pikerisht ne setin final, ku nuk i la asnje gejm kundershtarit. Ne setin e pare te dy tenistet paten luhatje ne lojen e dyte, por Monfils humbi tre gejme me sherbimet e tij, perkundrejt 2 te Nadal me spanjollin qe fitoi 7-5. Ne setin pasardhes ndodhi e anasjellta, Nadal gaboi ne tre seste me sherbimet e tij, me francezin qe triumfoi me te njejtat shifra 7-5.

I papermbajtshem Nadal ne setin e trete, ku nuk i la asnje gejm Monfils duke fituar 6-0 dhe gjithe ndeshje 2-1 me sete. Ne fakt Nadal konfirmoi supermacine ndaj francezit, te cilin e ka mundur ne 12 nga 14 perballje gjithsej mes tyre. Nje rikthim mjaft domethenes per numrin 5 te botes, qe fale ketij suksesi arketoi plot 3.748.995 Euro.