Napoli kërkon Belotti. Bën ofertë zyrtare për ‘gjelin’

Napoli raportohet se ka arritur marrëveshjen me Andrea Belotti dhe pritet që të bëj ofertë zyrtare 50 milionë euro për Torinon që ta transferojë atë

Sulmuesi kishte klauzolë 100 milionë euro në kontratën e tij për klubet e huaja, por pas dëmtimit në vitin 2017-18 vlera e tij ka rënë shumë.

 

 

Sipas SportItalia, një marrëveshje duket se është arritur mes lojtarit dhe Napoli për një kontratë 5 vjeçare, ku ai do të fiton 3.5 milionë euro për sezon.

Belotti vetvetiu është i hapur për këtë lëvizje, pasi dëshiron që të luajë në Champions League, por mësohet se Torino vazhdon të kërkojë 65 milionë euro për sulmuesin e saj.

Napoli dëshiron të ofrojë vetëm 50 milionë euro, por marrëveshja mund të arrihet për 60 milionë euro.