Ndertimet pa leje, Rama: INUK shkrihet brenda 30 ditesh, kalon ne varesi te MPB

 

TIRANE –  Inspektoriati Ndertimor Urbanistik do te shkrihet brenda 30 diteve dhe do te kaloje ne varesi te Ministrise se Puneve te Brendshme. Lajmi u be i ditur nga kryeministri Edi Rama ne takimin me drejtuesit e policise diten e hene.

“Do te kalohet nga nje inspektorat qe nuk na pergjigjet ne ate qe ne presim ne luften ndaj krimit mjedisor, ne nje inspektorat per mbrojtjen e territorit te vendit tone qe do te kaloje ne varesine e MB. Jo vetem kaq, por inspektorati do te shkrihet brenda 30 ditesh, dhe ato do te transformohen rrenjesisht, ne funksion te punes se policise se shtetit, ne funksion te arrestimit te çdo krimineli qe cenon edhe 1 m² prone te perbashket pa autorizim te shtetit.”- deklaroi kryeministri.

Ai theksoi gjate fjales se tij se ky ndryshim eshte i domosdoshem pasi krimi mjedisor eshte pergjegjesi e policise. Kryeministri u shpreh se ka ende persona qe vazhdojne te ndertojne pa leje me pretendimin se jane ne proces legalizimi. Por ai theksoi se qeveria do te legalizoje vetem objektin qe perfshihet ne dokumentacionin e dorezuar per legalizim dhe jo ndertimet e reja qe behen ne terren pas dorezimit te ketyre dokumenteve.

“Kemi vepruar ne kater drejtime. Se pari kemi transformuar strukturen organizative. Kemi kaluar ne nje faze zgjidhje te problemit te legalizimeve duke ndertuar nje proces ku legalizimet falas shenojne jo vetem fundin e kalvarit por edhe domosdoshmerine per ti dhene fund ndertimeve pa leje. Ka sot autore te ndertimeve pa leje qe vazhdojne te hedhin llaç e tulla me p pretendimet se jemi ne proces legalizime.

Autoret duhen çuar para ligjit si pjesemarres ne krim. Legalizimi perfundon kur jane dorezuar dokumentet. Kemi marre masa per çlirimin e territorit nga vendndodhjen e plehrave ne te gjitha akset rrugore te pa certifikuara dhe te imponuara per vite te tera dhe per rigjenerimin e hapesirave te gjelbra. Kemi nisur nje program investimesh strategjike ne funksion te rigjenerimit urban.

Duhet te jemi te vetedijshem qe ky eshte nje aksion shume planesh qe konsiston ne vendosjen ne kontroll te plote te territorit . Ne nje lufte qe mund te specifikohet ne nje fjali te vetme, ndaj informalitetit, qe mban miliarda dollare peng ne kapital te vdekur, sepse jemi ne nje hapesire informaliteti total. Demi eshte i pallogaritshem.”- u shpreh kryeministri Rama.

Deri me tani ne Shqiperi jane prishur 1 mije objekte pa leje ndertimi, deklaroi kryeministri Rama. Sipas tij, qeveria do te vere ne zbatim nje model te ri administrimi te territorit.

“Ne kemi ardhur ne qeverisje per nje vizion te qarte, per nje qasje te re ndaj zhvillimit, per nje model te ri te administrimit te territorit. Sot eshte dita te hapim nje faqe te re, ne nje kapitull te ri lufte me krimin ndaj mjedisit. Deri tani arrijme deri ne 1 mije objekte te paligjshme qe jane goditur. Por eshte nje numer aq mbreselenes, dhe jo aq domethenes. Edhe vete Inspektorati Kombetar Urbanistik, do njoh nje tjetersim te plote. Do kaloj nga nje inspektorat qe nuk na pergjigjet, dhe asaj qe presim ne ndaj luftes”-beri me dije Rama.

Pasuria me e madhe e Shqiperise eshte bukuria e saj. Keshtu deklaroi kryeministri Edi Rama gjate fajles se tij. Sipas Rames, tashme Policia e Shtetit do te mbikeqyre te gjitha rastet qe lidhen me krimin mjedisor.

“Ky eshte nje takim i pazakonte per nje situate te jashtezakonshme, pasi asnje here policia e shtetit nuk eshte angazhuar kunder formes me te eger, qe eshte kriminaliteti mjedisor. Sot jemi ketu, pasi qeveria shqiptare ka sanksionuar fal mbeshtetjes qe ka mbare ne Kuvendin e Shqiperise detyrimin e Policise se Shtetit per te ndalur krimin mjedisor, si me çdo krim tjeter te rende. Si me çdo krim te rende qe parashihet nga kodi penal. Dua ta shfrytezoj kete rast, per nje falenderim per te gjitha forcat e policise qe u angazhuan gjate sezonit turistik. Anketimet tona dhe mendimet e qytetareve, deshmojne se ky angazhim, duke çuar kete sezon me 30 per qind me pak vrasje.

Per me teper, ja vlen te theksohet se ka nje ulje me 75 per qind te vjedhjeve. Kemi hedhur nje hap te pare, te kufirit Kosove-Shqiperi, e kemi kthyer ne nje kufi inekzistente. Do pergatitemi qe kufiri te jete i lire dhe mjetet te qarkullojne pa asnje kontroll. Nga ana tjeter, aksidentet rrugore jane ulur me 22 per qind, eshte nje shifer shpresedhenese, siç eshte permiresimi i sinjalistikes rrugore, e cila ishte ku therret qameti. Kemi rritur numrin e vizitoreve, ne mbi 1 milione e 200 mije turiste te huaj. Ka nje faktor teper te rendesishem, i cili ka te beje me perpjekjen tone te perbashket si shoqeri, dhe si Polici e Shtetit, per te mbrojtur Shqiperine nga shemtimi. Pasuria me e madhe e Shqiperise eshte bukuria e saj. Kapitali i dyte per nga rendesi, pas kapitalit njerezor, eshte territori, bukuria, larmia dhe gjithe pasurite qe ky territorit ka.”-tha Rama.
sajmir tahiri

TAHIRI- POLICISE: KONTROLL PER ÇDO TULLE QE VIHET NE ZONEN TUAJ
Nje kapitull qe duhet mbyllur e ka cilesuar ministri i Brendshem Saimir Tahiri çeshten e ndertimeve pa leje. Ne takimin me drejtuesit e policise ai u shpreh se kjo çeshtje eshte prioritet i Policise se Shtetit dhe se kjo e fundit do te kontrolloje çdo tulle te vendosur pa leje. Me tej Tahiri theksoi se ndertimi pa leje eshte nje veper e rende penale dhe se ne 300 ditet e qeverisjes jane proceduar penalisht 1507 persona.

“Arsyeja pse jemi ketu eshte nje tjeter krim masiv me pasoja te pandreqshme. Nuk ka km katror ne Shqiperi ku nuk ndertohet pa leje ashtu siç nuk ka shtrat lumi qe nuk shfrytezohet barbarisht. Ndertimi i paligjshem nga vet pronari eshte veper penale e jo me ndertimi ne prone publike. Qe nga sot Policia e Shtetit e cileson prioritet veprat penale qe lidhen me mjedisin. Çdo tulle pa leje ne zonen tuaj eshte nen pergjegjesine tuaj.

Ne 300 dite 1507 persona jane proceduar per pushtim toke dhe ndertim pa leje. Nje vit me pare askush nuk merrej me kete pune po nuk krahasohet me permasat e ketij problemi. Ndiqen te gjithe ne gjendje te lire procedimet pushohen ase vendosen gjoba. Kjo statistike nuk eshte kurre mjaftueshem qe policia mos beje detyren me me shume force. Kush nderton pale ka kryer nje krim para te gjitheve dhe do mbaje pergjegjesi para ligjit. Kush lejon ka kryer nje krim edhe me te madh.”- u shpreh Tahiri.

Me tej, ministri Tahiri theksoi se shume shpejt pritet qe denoncimet e qytetareve per çdo rast te krimit mjedisor qe ata verejne mund te behet dhe online.

“Qytetaret qe denoncojne ndaj ndertimeve te paligjshme dhe krimeve ne mjedis, jane nje dhurate e çmuar e shoqerise. Keta qytetare duhet te shohin partner te forte policine e Shtetit, Brenda nje kohe te shkurter do bejme te mundur qe denoncimin e ndertimeve pa leje te behet online, do ndermarrim nje projekt ne kete aspekt. Koha per pergatitjet ka perfunduar, tani nis puna dhe rezultatet.”-tha Tahiri.

(BalkanWeb)