Ndeshjet ne Loro Borici bejne qe te ndryshoje kalendari i Superiores

Lidhur me artikullin:

Ka ndryshuar kalendari i ndeshjeve te Superliges. Sfida Vllaznia-Skenderbeu, e vlefshme per javen e peste te kampionatit, e planifikuar te luhej ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres, me 1 tetor, do te spostohet ne Korçe. Arsyeja eshte se vetem pak dite me pas ne kete stadium do te luhen dy ndeshje te rendesishme nderkombetare, ajo Kosove-Kroaci, me 6 tetor, dhe tri dite me pas, Shqiperi-Spanje. Ne keto rrethana, Federata Shqiptare e Futbollit, per te ruajtur tapetin e stadiumit, ka vendosur qe te bisedoje me te dyja klubet ne menyre qe te ndryshoje vendin e zhvillimit te kesaj ndeshjeje. Aprovimi tashme eshte marre dhe ndeshja e dates 1 tetor, mes Vllaznise dhe Skenderbeut, do te luhet ne stadiumin e qytetit te Korçes.

Nderkohe, ajo e fazes se dyte do te luhet ne Shkoder. Natyrisht qe per ekipin kuqeblu nje ndryshim i tille nuk ka qene i mirepritur, sepse nuk eshte privilegj te luash ne Korçe ne keto moment, per me teper qe kalendari do te rendohej me zhvillimin e tri ndeshjeve radhazi jashte fushes se vet. Megjithate, gjerat duket se kane ndryshuar ne nje drejtim tjeter. Ndeshja Luftetari-Vllaznia, e vlefshme per javen e gjashte te Superliges, nuk do te luhet ne Gjirokaster, sepse stadiumi i ketij qyteti eshte ende ne rikonstruksion dhe, per kete arsye, do te ndodhe serish i njejti spostim. Kjo ndeshje do te luhet ne Shkoder dhe ajo e fazes se dyte ne Gjirokaster.