Ndodh ajo qe ishte paralajmeruar me kohe. Klinsmann shkarkohet si trajner i USA

Ka perfunduar aventura e Jurgen Klinsmann si trajner ne drejtimin e stolit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Gjermani qe eshte shpallur kampion bote ne Itali 1990 si futbollist, u pushua nga detyra nga Presidenti i Federates Amerikane te Futbollit, Sunil Guliti, qe beri te ditur se do t’i shpjegoje me vone te detajuara arsyet e ketij vendimi. Klinsmann largohet nga perfaqesuesja me yje e shirita pas 5 vjet eksperience ne drejtimin e saj, qe nga 29 qershori i 2011 kur mori kete detyre, duke i cuar Shtetet e Bashkuara te Amerikes deri ne fazen e 1/8 ne Boterorin e 2014 te zhvilluar ne Brazil.

Fatale per trajnerin gjerman, ne fushaten e kualifikueseve te Rusi 2018, disfata e pesuar ne shtepi nga Meksika, dhe humbja tronditese qe e pasoi me poshterimin 4-0 nga Kosta Rika, qe i le Shtetet e Bashkuara te Amerikes me zero pike ne fund te grupit eliminator. Ne te njejten kohe nuk kane munguar dhe kritikat e ndryshme, me Klinsmann qe eshte akuzuar se paguan politiken e tij per te hedhur syte nga lojtaret qe luajne ne Europe per grumbullimin, duke i kushtuar pak vemendje futbollisteve te Major League Soccer.