Ndotesit dhe niveli i detit
Sipas nje raporti te ri nga shkencetaret e klimes, ka ende kohe per te ulur rritjen e nivelit te detit ne mbare boten. Dhe strategjia e tyre nuk fokusohet tek dioksidi i karbonit.
 
Formimi i dioksidit te karbonit ne atmosfere dhe depertimi i nxehtesise diellore gjate shekullit te fundit jane dy faktoret qe fajesohen per shkrirjen shtresave te akullnajave , duke pakesuar keto shtresa dhe duke rritur nivelin e oqeaneve. Por ndotes te tjere kane nje ndikim me te madh afat-shkurter dhe studiuesit thone se pakesimi i ketyre emetimeve mund te jete nje menyre me efektive per te pakesuar ritmin e ngrohjes globale dhe pakesimin e rritjes se nivelit te deteve.
 
Studiuesit kane identifikuar, metanin, ozonin troposferik, hidrofluorokarbonet dhe karbonin e zi si ndotes qe mund te targetohen, me teknologjite ekzistuese, per t’u pakesuar ne mjedis.  Po te zbatohet me shpejtesi kjo strategji mund te pakesoje deri ne 50 perqind temperature deri ne vitin 2050 dhe te pakesoje nivelin e ujit me 22 deri ne 42 perqind deri ne fund te shekullit. Vonesat ne shkurtimin e emetimit te ketyre ndotesve do te pakesonte ndikimet perfituese.
 
Ne raportin e tyre te publikuar ne revisten Nature Climate Change, the studiuesit theksojne se dioksidi i karbonit mbetet faktori me i rendesishem i rritjes se nivelit te ujrave ne aspektin afatgjate.