Ndotja alarmante e ajrit ne Tirane

Ajri qe thithim çdo dite ne kryeqytet eshte i mbingarkuar me squfur dhe pluhur te respirueshem, i cili eshte disa here me i larte se normat e Bashkimit Europian.

Studimi i fundit i ambjentalisteve tregon se ne kryeqytet automjetet shkarkojne çdo dite 650 kilograme squfur, nje sasi qe eshte 65 here mbi normen e lejuar.

“650 kilograme squfur prodhohet ne Tirane nga levizja e automjeteve, qe kur perkthehet ne ndotje i thone 2 mije grame acid sulfurik qe bie mbi kokat tona”, deklaron ambjentalisti Sazan Guri.

Ne Diten Nderkombetare te Mjedisit, ambjentalistet tregojne se 41% e kryeqytetasve shkojne ne pune me makina private dhe shume pak prej tyre ne kembe apo me biçikleta.

“Qe tre unazat te takesohen, ne menyre qe ai qe ndalon per te pire kafe tek 15-kateshi ta dije qe tatohet me 3 euro”, nenvizon Guri.

Bashkia e Tiranes deklaron se, edhe pse e mbeshtet kete nisme, e ka te veshtire te hape korsi te reja per biçikletat, pasi nje pjese e madhe e hapesirave jane zene.

“Rruget ne Tirane jane te rregulluara. Bashkia po mundohet te gjeje nje ekuiliber ne menyre qe secili te gjeje hapesiren e vete”, deklaron Nereida Hoxha, drejtoreshe e transportit prane Bashkise se Tiranes.

Rritja e numri te automjeve, karburanti me cilesi te ulet, mungesa e parqeve ka bere qe çdo vit te perkeqesohet jo vetem cilesia e ajrit, por te rritet edhe numri i te semureve.

Ambjentaliste por edhe perfaqesues te pushtetit vendor kane kerkuar qe te mbeshteten qytetaret te cilet levizin me biçikleta, nje mjet i cili ka rezultuar me i shpejte se automjetet. / Top Channel