Ndotja, ja cilat makina nuk do te ndalohen qe te qarkullojne nga viti 2016

Lidhur me artikullin:

Pavaresisht vitit te prodhimit, makinat te cilat kryejne rregullisht serviset dhe nuk ndotin ambientin do te vazhdojne te jene ne qarkullim. Ministria e Mjedisit ka sqaruar paketen e masave qe po ndermerret per te ulur nivelin e ndotjes, pakete qe hyn ne fuqi nga 1 korriku 2016.

Gazeta Shqiptarja.com shkruan sot se sipas eksperteve te Ministrise, makinat qe pajisen me katalizator dhe jane te mirembajtura, normalisht do te kalojne testin e kolaudimit.

“Duke qene se Ministria e Mjedisit ka bashkepunuar me Ministrine e Transporteve per kete fushe ku Ministria e Mjedisit ka qene ne krye te grupit te punes ne proceset paraprake te paketes se masave parandaluese per nivelin e gazrave sot jemi ne nje situate ku Ministria e Transportit ka filluar zbatimin e ketij procesi qysh ne Mars 2015.

Kjo pakete masash behet e perputhshme 100% me direktivat e BE-se ne fazen e trete dhe perfundimtare duke filluar nga 1 Korrik 2016. Ka nje keqperceptim kur flasim per mjetet qe duhet te jene ne qarkullim me Euro5. Kjo nuk ka lidhje me vitin e prodhimit. Çdo makine nese ka sherbimet e duhura, pajisen me katalizator dhe jane te mirembajtura e kane kontrolle rigoroze ne servise nga qytetaret, mund te qarkullojne dhe te kalojne testin e kolaudimit. Sot ne bote qarkullojne lirisht makina Vintage (te viteve 50 e 60)”, thote keshilltarja e Ministrit te Mjedisit, Ana Kekezi.