
Ka ndryshuar orari dhe nuk eshte 17 nentor data e miqesores Kosove – Shqiperi, siç ishte paralajmeruar me pare. Eshte kryetari i FFK-se, Fadil Vokrri, i cili ka konfirmuar lajmin.
“Po, per hir te Shqiperise, ne menyre qe ata te mund te luajne dy miqesore e kemi ndryshuar daten. Pra do te luajme me 13 nentor. Po e presim vetem edhe konfirmimin e FIFA-s per ndryshimin e dates”, tha Vokrri.
Miqesorja do te zhvillohet ne stadiumin e Prishtines, duke filluar nga ora 14:00. Shqiperia pritet ta luaje edhe nje miqesore tjeter me 17 nentor.