Ne 31 maj nje tjeter asteroid afrohet ne toke

Ne 31 maj, nje asteroid do te kthehet per te prekur token, por sipas eksperteve, nuk ka asgje per tu shqetesuar. “Nuk duhet te na zere paniku, por te kemi kujdes”,- keshtu komentuan studiuesit ne lidhje me afrimin e gurit hapesinor 1998 QE2, asteroidi qe do te kaloje ne nje distance te afert me token pas pak ditesh.

Asteroidi ne te vertete eshte nen vezhgim prej 15 vitesh dhe prania e tij eshte pikasur nga laboratori i NASA-s qe, permes programit Neo, monitoron gjithcka qe orbiton rreth tokes dhe qe mund te perbeje rrezik per njerezimin. Nuk dihet mire prejardhja e gurit, por substanca qe e mbulon siperfaqen mund te beje qe te mendohet se behet fjale per nje komete.

“Eshte me te vertete nje asteroid i madh, por fatmiresisht jemi ne gjendje ta ndjekim mire dhe jemi te sigurte se nuk do na preke”. Distanca e afert per te cilen po flasim eshte ne fakt prej 5,8 miliona kilometra, 15 here distanca mes tokes dhe henes.

Nuk do te jete i dukshem me sy te lire, por vetem nepermjet nje teleskopi radar. “Presim te realizojme nje sere imazhesh me rezolucion te larte qe do te mund te zbulojne pasurine e karakteristikave te siperfaqes”,- tha astronomi, Lance Benner.