Ne Assen, Jack Miller fiton nje gare te cmendur

Gare e cmendur ne Assen. Jack Miller piloti i skuadres Marc VDS fitoi garen e tij te pare ne karriere, pikerisht ne Cmimin e Madh te Holandes. Ne nje piste teresisht te lagur nga rreshjet e shumta te shiut qe kishin rene gjate dites, triumfoi ai qe askush se mendonte. Surprizat ishin te shumta ne Assen dhe i vetmi qe permbushi pritshmerite ishte Marc Marquez, qe u pozicionua i dyti i ndjekur Scott Redding qe kompletoi shkallen me te ulet te podiumit. I 4-ti u rendit Pol Espargaro nderkohe qe vendi i 5-te i takoi Andrea Iannones italianit te vetem te mbetur ne piste. Per te kuptuar se ajo e Assen nuk ishte nje gare normale mjafton te shikosh qe Jorge Lorenzo ishte gjate gjithe kohes ne ngjitje duke u pozicionuar ne fund vetem ne vendin e 10-te. I pafat Valentino Rossi qe edhe pse dominoi pothuajse pjesen me te madhe te gares, 10 xhiro perpara fundit u rrezua ne menyre te pabesueshme duke zhgenjyer te gjithe tifozet italiane.

Te njejtin fat me Doktorin pati edhe Andrea Dovizioso me Ducatin. Surprizat ishte te pranishme qe ne fillim ne garen e Holandes, sepse Yonny Hernandez kur kishin kaluar vetem 2 xhiro mori kryesimin, i ndjekur nga Rossi dhe Dovizioso. Me kalimin e xhirove reshjet u shtuan dhe shkalla e veshtiresise per pilotet u be me madhe. Dovizioso arriti te parakalonte Rossin por atehere kur askush se priste Hernandez doli jashte piste duke i dhuruar kreun dyshes italiane. Gara u nderpre disa xhiro me pas sepse rreshjet e shiut e bene pisten te pagarueshme dhe komisaret e gares ngriten flamurin e kuq.

Pas rreth 30 minutash gjithcka rifilloi ne nje piste disi me te me thate edhe pse trajektoria ne te cilen kalonin pilotet vazhdonte te ishte e lagur. Fati nuk ishte me italianet sepse fillimisht Danilo Petrucci, i cili u ngjit papritur ne krye dhe me pas Dovizioso e Rossi, dolen jashte piste duke i dhene lamtumiren gares. Pjesa e mbetur e gares nuk kishte me histori dhe ne fund triumfoi australiani Jack Miller, ndersa i fituari i madh persa i perket rivalitetit per titullin Boteror te Moto Gp mund te konsiderohet padiskutim Marc Marquez, i cili me 20 piket e grumbulluara ne Assen zgjati avantazhin ne krye te klasifikimit te pergjithshem ndaj Lorenzos dhe Rossit.