Në cilat industri femrat mbajnë pozicionet më të larta?

Ne emer te Dites Nderkombetare te Gruas 2016, Organizata Nderkombetare e Punes (ILO) publikoi nje raport qe tregon se femrat perballen me sfida gjigande ne gjetjen dhe mbajtjen e nje pune te denje. Sot, femrat kane nje norme punesimi krahasuar me kontigjencen e tyre prej 46% krahasuar me rreth 72% qe eshte ajo e meshkujve. Kjo perfaqeosn nje permiresim me vetem 0.6% qe prej 1995-es.

Raporti i femrave ne pozicionet e larta drejtuesse rreth botes ka treguar pak permiresim gjate dekadave te kaluara, duke qendruar te 22% aktualisht, sipas Grant Thornton. Fushat e industrise ku femrat kane me shume mundesi per te aderuar ne pozicionet me te larta menaxhuese jane edukimi dhe sherbimet sociale, se bashku me shendetsine. Ne keto dy industri, 1 ne 4 menaxhere te larte eshte mesatarisht nje femer. 33% e roleve qe i perkasin drejtimit te larte ne industrine e mikpritjes mbahen nga femrat, se bashku me 27% te tyren ne sektorin e ushqimeve dhe pijeve.

Në-cilat-industri-femrat-mbajnë-pozicionet-më-të-larta-businessmag

Sektori i teknologjise eshte kritikuar ashper per predominancen e meshkujve ne radhet e forces punetore gjate viteve ku kerkimi i Grant Thornton zbulon se vetem 19% e pozicioneve te larta ne fushen e teknologjise mbahen nga femrat. Nga fundi i 2004-es, femrat mbanin me pak se nje pozicion pune ne sektorin e teknologjise mes 5 te tillave ne kompanite Apple, Google, Facebook, LinkedIn, Yahoo dhe Twitter.

/Business Magazine Albania/