Ne Japoni mesuan te "lexojne" endrrat
Shkencetaret japoneze deklaruan se kane perpunuar nje metode, e cila lejon “leximin” e endrrave te njerezve te tjere me ndihmen e rezonances magnetike, njoftoi diten e premte faqja amerikane e Internetit “Global post”.
 
Bashkepunetoret shkencore te laboratorit te neurologjise kompjuterike ne Kioto kryen nje eksperiment, gjate te cilit ata arriten te regjistrojne me ndihmen e rezonces magnetike se cilat pjese te trurit te personit, qe po i nenshtohej eksperimentit, punonin aktivisht gjate shikimit te endrrave te caktuara.
 
Pjesemarresit ne eksperiment treguan se cfare endrre kishin pare dhe ne baze te kesaj shkencetaret perpiluan nje tabele.
 
Gjate eksperimentit te dyte studiuesit u perpoqen te gjenin ne baze te tabeles se perpiluar se cfare pane ne enderr personat qe iu nenshtruan eksperimentit, pa i pyetur ata. Numri i perputhjeve me pergjigjet e pjesemarresve te eksperimentit ishte pothuajse 70%.